Presidenti Meta flet në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë

Premte, 11 October 2019 10:47

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë pjesë në konferencën e në konferencën e Bankës së Shqipërisë të zhvilluar në bashkëpunim me London School of Economics dhe Global Affairs Institute, ku dhe ka mbajtur fjalën e radhës.

Kreu i shtetit ka vlerësuar politikat e ndjekura nga guvernatori Gent Sejko në drejtim të instuticionit më të rëndësishëm financiar në vend. “Zbatimi i politikës monetare konvencionale të Bankës së Shqipërisë ka mundësuar ndërhyrjet e duhura në kohën dhe në masën e nevojshme pa cënuar parimet bazë themeltare ku mbështetet administrimi i mirë  politikës monetare dhe regjimit të kursit të këmbëmit. Në tërësi në kuadri i politikave të ndjekura nga Banka e Shqipërisë në drejtim të rritjes së rezervave valutore, janë elementë të rëndësishëm të një pakete politikash që promovojnë stabilitetin makroekonomik e financiar që duhen mbështetur”, u shpreh Meta.

Pjesë nga Fjala e Presidentit Meta

Bankat qendrore dhe politikat mbikëqyrëse po përballen me një mjedis sfidues për hartimin e politikave. Në nivel makroekonomik, trendet e mëdha globale janë të lidhura me sektorin bankar por në mënyrë të veçante janë edhe ndryshimet demografike sociale, grupet e interesit si edhe risitë teknologjike të cilat sjellin ndryshime të mëdha. Situata makroekonomike globale, ajo e eurozonës dhe në veçanti e vendeve partnere ka një ndikim të rëndësishëm në ekonomitë e rajonit tonë. Përmes marrëdhënieve tregtare dhe financiare si edhe emigracionit, ekonomika jonë është e lidhur ngushtë me ekonomitë e eurozonës dhe ndikohet nga zhvillimet ekonomike dhe financiare të këtyre vendeve. Goditjet e ndryshme me natyrë ekonomike dhe financiare apo ndryshimet  rregullatore të nxitura nga këto ndryshime me origjinë në eurozonë kanë dhënë ndikim të ndjeshëm jo vetëm në nivelin e çmimit, kursin e këmbimit etj, por edhe në strukturën dhe formën e biznesit dhe sektorit bankar. Eksperienca e biznesit ka treguar se sa e vështirë ka qenë ruajtja e ritmeve të rritjes ekonomike e përjetuar para viteve krizës globale financiare, ulja e ritmeve të rritjes është reflektuar edhe në tregues të tjerë makroekonomik.

Kundrejt këtyre prirjeve politika e Bankës së Shqipërisë ka realizuar zbutjen e efekteve negative të tyre. Zbatimi i politikës monetare konvencionale të Bankës së Shqipërisë ka mundësuar ndërhyrjet e duhura në kohën dhe në masën e nevojshme pa cënuar parimet bazë themeltare ku mbështetet administrimi i mirë  politikës monetare dhe regjimit të kursit të këmbëmit. Në tërësi në kuadri i politikave të ndjekura nga Banka e Shqipërisë në drejtim të rritjes së rezervave valutore, janë elementë të rëndësishëm të një pakete politikash që promovojnë stabilitetin makroekonomik e financiar që duhen mbështetur. Megjithatë mbetet shqetësim fakti që bankat në Shqipëri kanë efektivitet shumë të ulët në ekonomik.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...