LSI: Rama po na largon nga perëndimi, t’i japim fund marrisë së keq-qeverisjes në Shqipëri

Premte, 11 October 2019 10:52

Viktor Tushaj, ish-deputet i LSI-së, e quajti Edi ramën një “marionetë” të Presidentit Serb Aleksandar Vuçiç Vuçiç, duke e akuzuar se ai po largon Shqipërinë nga BE. “Edi Rama zgjodhi që, përpara Brukselit, të bashkohet me Serbinë, vendin kryesor aleat të Rusisë, Kinës dhe Turqisë në Ballkan.

Me Edi Ramën në krye, Shqipëria rrezikon të devijojë nga aleatët strategjikë ndërkombëtarë dhe të afrohet me vende që kërcënojnë vlerat e përbotshme demokratike. Gjermania, pak kohë më parë, i dha fund marrësisë Rama-Vuçiç për ndryshimin e kujfive në Ballkan, një projekt ogur-zi që cënonte paqen delikate në rajonin tonë”, tha Tushaj.

Deklarata e plotë

Vetëm një jave para se Edi Rama dhe Qeveria e tij të përballet me shuplakën e radhës nga Bashkimi Europian për shkak të keq-qeverisjes dhe korrupsionit galopant, kryeministri ynë zgjedh të bëhet pjesë e “mini-Shengenit Ballkanik”, me Serbinë si vendin lider.

Edi Rama zgjodhi të bëhet marionetë e Aleksandër Vuçiç, duke dëmtuar rëndë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, në dy pika thelbësore;

- E para: Ky i ashtuquajturi “mini-Shengen Ballkanik” është një sfidë e hapur për Bashkimin Europian, një reagim kapriçioz dhe i rrezikshëm i drejtuesve autokratikë rajonalë ndaj vlerave më të larta të demokracisë.

E dyta: Edi Rama pranoi hapur të bëhej pjesë e një “projekti bashkëpunim” rajonal, në të cilën, me vetëdije të plotë, u përjashtua gjysma e Shqipërisë-Kosova.

Qeveria dhe megafonët e saj e mbështesin “mini-Shengenin”, me argumentin se idea e tij është hedhur në Samitin e Berlinit, e organizuar nga Kancelarja Angela Merkel.

Ky qëndrim është një deformim i ulët i historisë së re ballkanike. Për këdo që ka njohuritë minimale nga diplomacia e viteve të fundit, Samiti i Berlinit i vitit 2014 sugjeroi krijimin e një Pakti Bashkëpunimi të të gjithë vendeve të Rajonit, nën prespektivën e Bashkimit Europian.

Shumë e thjeshtë-Gjermania sugjeroi që vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën, të ndërtonin raporte bashkëpunimi me njëra-tjetrën, si forma e duhur për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Por, 5 vjet pas këtij projekti, Rama dhe Vuçiç, të vendosur përballë murit të Bashkimit Europian për shkak të problemeve me qeverisjen e tyre, vendosin të “bashkohen” me njëri-tjetrin, duke cënuar rëndë rrugëtimin drejt Unionit, si edhe duke përjashtuar, me vetëdije të plotë, Kosovën.

Edi Rama zgjodhi që, përpara Brukselit, të bashkohet me Serbinë, vendin kryesor aleat të Rusisë, Kinës dhe Turqisë në Ballkan.

Me Edi Ramën në krye, Shqipëria rrezikon të devijojë nga aleatët strategjikë ndërkombëtarë dhe të afrohet me vende që kërcënojnë vlerat e përbotshme demokratike.

Gjermania, pak kohë më parë, i dha fund marrësisë Rama-Vuçiç për ndryshimin e kujfive në Ballkan, një projekt ogur-zi që cënonte paqen delikate në rajonin tonë.

Tashmë, është radha e qytetarëve shqiptarë të bashkojnë forcat për t’i dhënë fund marrisë së keq-qeverisjes së Edi Ramës në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...