Eshtë e çuditshme kjo që ndodh në këtë vend. Kalojnë me mijëra kg kanabis, dorgë, kokainë e nuk ka një polic që të ndalojë gjithë rrjetin që po i merr frymën këtij vendi. Nga ana tjetër krimi po bën kërdinë, ku nuk ka ditë që të mos vritet dikush. Por ajo që të bën çudi është fakti se policia nuk duket gjëkundi dhe shfaqet sa here që ka protesta, aty e gjen, “për të bërë detyrën.” Ministri Lleshaj në vend që të vihet në krye të operacioneve anitdorgë e antikrim, është bërë qesharak, se ka “nisur” negociatat për BE-në, duke fluturuar sa në një vend në tjetrin vend të Evropës për t’u mbushur mendjen se po “lufton” krimin e drogën dhe se e ka hak çeljen e negociatave. Rri gjithë ditën e shan Hollandën që nuk i besoi premtimeve e fjalëve të tij dhe nga ana tjetër urdhëron policët që të arrestojnë qytetarët e pafjashëm të Unazës së Re, të cilët prej një vit protestojnë për shtëpitë e pronat e tyre.
Mësohet se shoqërimet janë bërë pas protestave, dhe pas largimit të kamerave. Ditën e sotme janë thirrur për të deklaruar në komisariatin nr.6, disa nga banorët. Në mes të banorëve kanë qënë edhe deputeti Klevis Balliu dhe ambjentalisti Sazan Guri.