Protesta te “Astiri”, PD publikon foto: Policia po ushtron terror ndaj banorëve të “Unazës së Re”

Premte, 11 October 2019 20:50

Partia Demokratike thotë se Policia e Shtetit po ushtron terror ndaj banorët të zonës së “Astirit”. Me një njoftim të shpërndarë për mediat selia blu thekson se arrestimi i banorëve po bëhet me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu PD i bën thirrje prokurorisë të nisë hetimet ndaj punonjësve të policisë, të cilët sipas saj, po veprojnë kundër ligjit.  

Reagimi i PD

Me urdhër politik të Edi Ramës, njeriut që kishte planifikuar vjedhjen e 40 milion eurove në aferën e Unazës së Re, Policia e Shtetit po ushtron terror ndaj banorëve të Unazës së Re, medias dhe përfaqësuesve politik të opozitës. E njëjta Polici që nuk lufton krimin dhe drogën, ka mobilizuar me qindra forca me dhe pa uniformë për të arrestuar, në mënyrë të paligjshme, dhjetëra banorë të Unazës së Re, që mbrojnë shtëpitë e tyre nga shkatërrimi.Partia Demokratike kërkon ndalimin e menjëhershëm të dhunës shtetërore ndaj banorëve të Unazës së Re, ndalimin e menjehershëm të arrestimeve të paligjshme që po u bëhen burrave dhe grave të Unazës, që mbrojnë shtëpitë e fëmijeve të tyre nga babëzia e një Qeveria çnjerëzore. Banorët e Unazës së Re nuk kanë kryer asnjë krim. Ata nuk janë vrasës, trafikantë droge apo hajdutë të pasurive publike. Ata janë njerëz të lirë, që me dinjitet dhe vendosmëri ushtrojnë një të drejtë themelore – të drejën e tubimit paqësor.

E drejta për të protestuar është themeli i një shoqërie demokratike, njohur nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. Partia Demokratike paralajmëron urdhëruesit dhe ekzekutorët e aktit banditesk të arrestimit politik të qytetarëve se do të përballen me forcën e ligjit. Në burg do të përfundojë secili prej tyre që sot u heq lirinë në mënyrë antikushtetuese protestuesve të Unazës së Re.

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë qenë dhe do të jenë përkrah banorëve të Unazës së Re, falë protestës dhe vendosmërisë së të cilëve, u zbulua një nga aferat më të mëdha korruptive në vend. Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë që të zbatojë ligjin dhe të vërë përpara përgjegjësisë penale cdo punonjës policie, që në vend të ligjit, respekton urdhrin politik të paligjshëm të Edi Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...