Ambientalisti Sazan Guri, pjesë e protestës së banorëve të Astirit është paralajmëruar në mënyrë jozyrtare nga ana e policisë së Tiranës, që të heqë dorë nga kjo kauzë, ndryshe do ta pësojë.
Guri tregon se në sy të gruas së tij, drejtori i policisë së Tiranës i ka dërguar fjalë që të mos përzihet më në protestën e banorëve të Astirit.
“U mendova gjithë natën, ta them a mos ta them?!?! Mbasi me thirrën dje pasdite në Komisariatin nr. 6 Kombinat, vonë nga ora 22, sapo dola me zonjën time nga Teatri me drame’ XHELATI’ , një Drejtues (vetë XHELATI) i Larte i Policisë së Tiranës, më dërgon fjalë (në sy të gruas), me një mik shtëpie si lajmës,
'Që nëse shkon prapë te protesta e banorëve të UNAZËS do ta bëjmë 500 copa. Sigurisht, nuk jam pjese e hallit të banoreve, por jam pjese e së drejtës publike te ata sot, dhe të kushdo qoftë nesër, ndaj e bera lajmin publik. SG”, shkruan Guri në rrjetet sociale.