Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në facebook, me ironi thotë se marrëveshjen Shqipëri-Serbi-Maqedonia e Veriut për Shengenin Ballkanik, duhet dërguar për shqyrtim Komisionit të Venecias. Ai thotë se i kemi gjykatën me klering. ”Këtë marrëveshjen minischengen që bënë në një sabah në Nish, them t’ja çojnë Komisionit të Venecias. Ta shohin edhe ata iher se i kemi si gjykatë me klering”,-shkruan Manjani.