Tre përfaqësues të Partisë Demokratike kanë depozituar gjatë ditës së sotme të gjitha provat që ato posedojnë lidhur me përplasjen fizike mes banorëve të Unazës së Re dhe Policisë së Shtetit. Ndaj kësja të fundit, Gent Strazimiri, Oriola Pampuri dhe Albana Vokshi kanë ngirtu një sërë akuzash për shkelje të Kushtetutës, të të Drejtave të Njeriut për dhunën e ushtruar ndaj banorëve që protestonin.
Ndër të tjera ata u shprehen edhe se ‘vetëm nëse Prokuroria do të dojë të tregojë vullnetin e saj atëherë drejtësia do të funksionojë”. Në kushtet e një mosbesimi ndaj organeve të drejtësisë edhe ish-deputetët e PD-së, kërkuan në mënyrë këmbëngulëse që Prokuroria të hetojë sa më shpejtë dhe të ndalë një herë e mirë dhunën që po i bëhet jo vetëm qytetarëve por edhe medias, e cila gjithnjë e më shumë po shantazhohet për të mos pasqyruar atë çfarë po ndodh realisht
“I bëjmë thirrje Prokurorisë të marrë në ndjekje penale autorët që kanë shkelur të drejtat e njeriut dhe Kushtetuës. Të ndalin dorën gjakatare të oligarkëve ndaj banorëve të Unazës së Re,” u shpreh Straizimiri.
Ndërkohë që edhe ish-deputetja Albana Vokshi u shpreh se kjo është e patolerueshme. “Mbrëmë dhjetra policë anë krye një tjetër akt kriminal ndaj punonjësve të shtypit. Mbi gazetarët është ushtruar dhunë fizike, psikologjike dhe u janë shkatërruar materialet filmike dhe janë shantazhuar të mos denonconin kur ishin vetëm duke bërë punën e tyre. Dhuna ndaj medias dhe ndalimi i informimit për publikun është antiligjore por përbën dhe rrezik për demokracinë ndaj jemi këtu para Prokurorisë dhe kërkojmë që ajo të identifikojë çdo polic që ka guxuar të ngrejë dorën ndaj shtypit, medias dhe banorëve. Kemi depozituar të gjitha provat bazuar edhe në shkeljet që Policia e Shtetit ka kryer. Pamjet janë shkatërruar me dhunë rresht 80 % e tyre , kanë mbetur vetëm disa pamje filmike por jam e sigurt nëse Prokuroria do të dojë i gjen pamjet, provat dhe dëshmitarët,” u shpreh ajo.