Dokumenti final/ BE hap nesër negociata për Maqedoninë, për Shqipërinë jo

E mërkurë, 16 October 2019 13:22

Bashkimi Europian ka vendosur që të ndajë Shqipërinë nga Maqedonia për hapjen e negociatave. Kështu thuhet në raportin final të përgatitur pas mbledhjes së ministrave të BE një ditë më parë, raporti i cili do i dorëzohet kryeministrave të BE-së ditën e nesërme.

Ndryshe nga Shqipërisë, dokumenti final kërkon hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut. Në kuadër të progresit të arritur tek reformat dhe kushtet të vendosura njëzëri nga Këshilli në qershor 2018, Këshilli pajtohet me hapjen e negociatave të pranimit jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, dhe fton Komisionin të paraqesë, pa vonesë, një propozim për një kornizë për negociatat në përputhje me konkluzionet e Këshillit Europian në dhjetor 2006 dhe në përputhje me paragrafin 3.

Për të mbështetur rrjedhën e reformës, parimi i parë themelor duhet të jetë i integruar në procesin e negociatave, duke përfshirë një qasje të përforcuar më tej ndaj sundimit të ligjit. Korniza e bisedimeve do të miratohet nga Këshilli.

‘Para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, në varësi të përparimit të arritur, Shqipëria duhet të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, dhe të bëjë përparim të mëtejshëm në reformën zgjedhore në përputhje me  rekomandimet e OSBE / ODIHR,’ thuhet në dokumentin final të ministrave të BE-së.

Para se të hapen kapitujt e parë, Shqipëria duhet të adresojë çështjet e mëposhtme: Fillimin e hetimeve ndaj gjykatësve dhe prokurorëve për sjellje kriminale si rezultat i gjetjeve të procesit të vettingut. Fillimin e hetimeve në rastet e pretendimeve për mashtrim elektoral. Sigurimin e funksionimit të SPAK.

Forcimin e mëtejshëm të historikut të hetimeve, procedimeve dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë këtu edhe nivelet e larta

Miratimin dhe zbatimin e ligjit zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Zbatimi i çdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Këshilli inkurajon Shqipërinë të vazhdojë përpjekjet për reformat, veçanërisht në fushat themelore për procesin e pranimit në BE. Partitë opozitare duhet të përfshihen sërish në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Të gjithë aktorët politikë duhet të angazhohen në axhendën e reformave të BE-së dhe të dialogojnë për të kapërcyer polarizimin politik. /BW

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...