Vetëm 627 bileta për “Dardanët” / Ja pse Çekia zgjodhi stadiumin e Plzenit…

E mërkurë, 16 October 2019 13:32

Vetëm 627 bileta në dispozicion të tifozëve të Kosovës për ndeshjen vendimtare me Çekinë, në transfertë, më 14 nëntor. Tani është edhe më e qartë se përse Federata Çeke e Futbollit ka vendosur që kjo sfidë mes dy rivalëve për vendin e dytë në Grupin A kualifikues të Euro 2020 të luhet në qytetin e Plzenit, në një stadium me kapacitet vetëm 11 700 vende.

Federata e Çekisë ka publikuar procedurat e blerjes së biletave, duke e bërë të qartë se për “Dardanët” do të ketë një numër të kufizuar (me rregullore ekipit mik i takojnë 5% të biletave). Vetëm 627 bileta u takojnë tifozëve kosovarë, ndërsa ndarja e biletave do të fillojë nga data 17 tetor.

Të gjithë të interesuarit, këto bileta mund t’i sigurojnë nëpërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës. Kosova ka një pikë më pak se Çekia në Grupin A dhe fitorja e mundshme në këtë ndeshje direkte do të rriste ndjeshëm shanset për kualifikimin në në Euro 2020.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...