‘Perandori krimi në Vlorë, por u martua nën mbrojtjen e policisë’, çfarë shkruante Berisha për të ‘fortin’ Tesi Basho

E mërkurë, 16 October 2019 13:59

I cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Tesi Basho, që u arrestua sot nga Policia e Vlorës, nuk është emër i panjohur për kronikën e zezë.

Në maj të këtij viti emri i tij u denoncua edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa ky i fundit shkruante se Basho, që jetonte në Selenicë të Vlorës, ishte nën mbrojtjen e policisë, edhe pse i shpallur në kërkim.

Më 21 maj, në adresë të Berishës, qytetari dixhital denonconte faktin se Basho, edhe pse në kërkim nga shteti italian, bëri dasmë nën mbrojtjen e policisë.

“Tesi Basho, i shume kerkuari qe beri dasmen ne mbrojtjen e policise, eshte i denuar perjete per vrasjen e dy italianeve!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Doktor. Lidhur me mesazhin tuaj te djeshem desha te shtoj se Tesi Basho qe u martua dhe beri dasem nden mbrojtjen e policise eshte arratisur nga burgu ne Itali. I denuar me burgim te perjetshem per vrasjen e dy italianeve. Shetit i lirë neper Vlore. Ne Selenice bashke me Robi Llanaj ka ngritur perandorin e krimit te gjithë Vlores. Policia ne Selenic eshte e terorizuar nga banda. Qe ka kontroll ne te gjithe zonen. Askush sflet. Grabitjet pasojne njera tjetren. Drejtoria e policisë se Vlores ka dijeni per kete situat. Por askush nuk vepron. Terron diten dhe naten ne gjithe Selenices”, thuhej në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...