Narkopolicia dështoi, Rama-Lleshaj me gisht në gojë

E mërkurë, 16 October 2019 13:46

Me vendimin e sotëm të gjykatës, e cila liroi ish-deputetin e PD-së Klevis Balliu dhe 10 protestuesit e arrestuar dhunshëm dhe në mënyrë kriminale nga policia e urdhëruar nga vetë Edi Rama, nuk ishte thjesht një vendim që vendos drejtësi.

Me këtë vendim Edi Rama dhe Sandër Lleshaj morën një mesazh të qartë. Ata ngelën me gisht në  gojë dhe u dështoi plani diabolik për të nënshtruar protestën më madhështore që ka parë ndonjëherë Shqipëria, për nga këmbëngulja dhe misioni heroik.

Me këtë vendim të gjykatës Rama-Lleshaj kuptuan se nuk do të mund të nënshtrojnë askënd, qoftë edhe me presione dhe kapje të institucioneve të drejtësisë.

Hakmarrja e sëmurë e tyre ka vetëm një përfundim: dështim spektakolar.

Ish-deputeti Klevis Balliu dhe banorët e Unazës së Re i kanë bërë një dëm shumë të madh Ramës, i ka prishur megaaferën korruptive. Ndaj edhe ai po bën çmos që të terrorizojë me dhunë të paprecedentë.

Saga e persekutimit mund të vazhdojë por ajo ka vetëm një fund, fundosja përfundimtare e narkoqeverisë me Rama-Lleshaj në krye.

Sado përpiqet Edi Rama të nënshtrojë banorët e Unazës së Re do ta ketë të pamundur pasi misioni i tyre është i shenjtë. 55news.al

Modifikuar më E mërkurë, 16 October 2019 14:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...