Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e ftuar në emsionin “Aktualitet”, në Fax News komentoi edhe vendimin e presidentit Macron për ti thënë “Jo” hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.
“Nuk mendoj se është skepticizimi i Francës, është një lojë politike që kanë të gjithë vendet e BE-së. Ja kanë lënë këtë rradhë Francës që ta shpehë, meqë ka problemet me azlikëkruesit.
Është një qendrim ndaj politikës shqiptare, e cila ka krijuar këto lloj kushtesh në të cilat gendemi. Ne fund të fundit këto janë barrë e Edi Ramës. Po të ishte se qeveria do të ishte mirë askush nuk do të ikte. Nëse ke një shpërngulje të popullsisë në këtë shkallë emergjente vjen si rezultat i mosqeverisjes së mirë.
Europa ka edhe politikat e saj të cilat po bëhen edhe më radikale dhe me të izolatore. E kanë bërë pak të vështirë, por të jeni të bindur se Shqipëria do të ishte me para se Maqedonia. Shqipëria sot është në fakt për shkak të komunizmit, e ka pasur si fatkeqësi pozicionin e saj strategjik, por sot duhet ta kthej me pozitivitet këtë. Negociatat janë lëvizje e lirë. Antarësimi në BE nuk u jep pushtet poltikanëve, por u jep pushtet qytetarëve.”- u shpreh Kryemadhi.