VIDEO/ 3 minutat e Macron që rrëzojnë propagandën e Ramës

E mërkurë, 16 October 2019 21:45

“Kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil nga ky vend”

Kjo ishte një ndër deklaratat e forta të presidentit francez Emmanuel Macron gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Angela Merkel në Touluse.
Kreu i Elyse-së me qëndrimin e tij e bëri të qartë qëndrimin e Francës sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë: një Jo e prerë.

Lidhur me këtë deklaratë të fortë reagon edhe gazetari Ilir Nikolla, i cili e cilëson si një tre minutësh që rrënon propagandën e Edi Ramës.

“3 minutat që rrënojnë propagandën e Ramës. Koha për kurbanin politik. Macron e thotë prerë: Me Shqipërinë i bëmë gjerat mbrapsht, hoqem vizat dhe u shnderruan në shtetin e dyte për numrin e azilantëve, tani kerkojnë edhe negociatat. Ja një hartë rruge se si do na i venë gjerat “në rend të drejtë” evropianët, nese ruajmë Ramën si imazh”, shkruan gazetari Ilir Nikolla

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...