Ish Kryministri Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij ne facebook një video të Presidentit të Francës Emanuel Macron i cili shpjegon të vertetën në lidhje me qendrimin e BE për moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,
“Hapjen e negociatave me Shqipërinë e kundërshtuan shumica e vendeve të BE”, shkruan Berisha duke shtuar se “
këtë deklaron botërisht Presidenti Emanuel Macron”.
“Ai hedh poshtë mashtrimin e kreut të meduzës Edvin Kristaq Mafia dhe velinës së tij Sugar Cakajt!”, vujon Berisha
Ja postimi i plotë i ish Kryministrit:
Presidenti Macron u thotë shqiptarëve të vertetën:
“Hapjen e negociatave me Shqipërinë e kundërshtuan shumica e vendeve të BE”
Këtë deklaron botërisht Presidenti Emanuel Macron. Ai hedh poshtë mashtrimin e kreut të meduzës Edvin Kristaq Mafia dhe velinës së tij Sugar Cakajt!
Euronews jep deklaraten me zë, figurë dhe tëitter të presidentit Macron!
Ketu më poshtë keni videon e deklaratës të Presidentit të Francës, Macron në Euronews. Ndiqeni atë. sb
“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë te gjere që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Ballkanin” tha Macron.