Dështimi me negociatat/ Në mbështetje të Ramës edhe Soros: Europa po diskriminon shqiptarët

Diel, 20 October 2019 10:08

Kryeministri Edi Rama dështoi të merret një “PO” për hapjen e negociatave në takimin e Këshillit Europian që zhvilloi punimet më 17-18 tetor.

Rama në një dalje publike përjashtoi çdo lloj përgjegjësie për vendimin negativ, ndërsa 3 vende, Franca, Holanda dhe Danimarka, vunë veton lidhur me vendimin.
Franca, përmes Presidentit Macron, artikuloi problemin e azilkërkuesve nga Shqipëria, që renditen të dytët në një nga vendet më të rëndësishme të BE-së.

Holanda ka shprehur shqetësime lidhur me krimin e organizuar dhe mungesën e shtetit ligjor.

Danimarka ka shprehur kritika të forta lidhur me krizën politike, korrupsionin dhe krimin.

Gjithsesi, në reagimin e tij, Rama tha se vendimi negativ është rezultat i qëndrimit të Francës, që kërkon një reformim të BE-së.

Me logjikën që Rama është mbrojtur nga dështimi për hapjen e negociatave, është bashkuar edhe Alex Soros, djali i George Soros, që njihet si mbështetës dhe mik i kryeministrit Edi Rama.

Soros shprehet se shqiptarët po diskriminohen në Europë.

“Poshtë sipërfaqes, gjallon një paragjykim dhe racizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Europën Perëndimore, që nuk mund të mos shihet si faktor në refuzimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë V në Këshill”, shkroi ai në rrjetin social. “Europa duhet të pranojë që vuan nga Albanofobia”.

Opozita akuzon qeverinë për refuzimin në Bruksel, kurse qeveria në pushtet ka akuzuar opozitën për dëmtim të imazhit të Shqipërisë.

Ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut, Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pas dështimit me hapjen e negociatave.

Përgjatë gjithë debateve lidhur me vendimin nga Këshilli Europian, Maqedonia e Veriut, shihej si një vend favorit për marrjen e një PO, për shkak se nuk kishte kritika apo kushte thelbësore.

Vitin e fundit akuzat ndaj Soros janë artikuluar publikisht nga aktorë dhe faktorë politik në vend.

“George Soros, monstra e spekullimit financiar planetar, frymëzuesi dhe mbështetësi i ndërtimit të narkoshtetit nga Edvin Kristaq Mafia në Shqipëri.

Shoqëria civile e Xhorxh Sorosit është një mafie e rrezikshme nga më të rrezikshme në histori të vendit. Unë i njoh disa prej tyre dhe u them të largohen nga një netëork mafioz. Ditën e parë të instalimit të sorosianëve në Shqipëri. Në rast se u kujtohet një Nazy bashkë me Abrahamin, çdo ditë bënin punën e agjentëve serbë në Shqipëri derisa i regjistroi SHISH me përfaqësuesit e shërbimeve jugosllave dhe kur Sorosi e mori vesh erdhi me urgjencë duke i tërhequr nga Shqipëria.

Unë këto konsiderata për të i kam që në 93 dhe çfarë ishte u faktua në reformën në drejtësi. Reforma u nis nga dega e Sorosit për të shndërruan drejtësinë në degë ekzekutive. Është meritë historike e opozitës sepse e bllokoi me Venecian. Sorosi dhe netëorki i tij bllokoi krijimin e KLP-së.

Absolutisht. Beteja ime me Sorosin është që në 93-n. Shqiptarët duhet të shohin se si këta bllokuan për 6 muaj KLP-në dhe dje e zhbllokuan kur Edi Rama zgjodhi kryeprokurorin. Ka akt më të pështirë të një mafie antishqiptare”, ka deklaruar Berisha në fillim të muajit korrik.

Ndërkohë, Soros në mediat shqiptare është identifikuar si pjesë e planit Vuçiç-Rama-Thaçi për ndarjen e Kosovës.

Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar se Universiteti Amerikan që financohet nga Xhorxh Soros dhe kishte qendrën në Hungari, do të zhvendoset në Tiranë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...