Denoncimi i fortë i qytetarit: Deputetja e PS, lidhje të forta me trafikantët

Saturday, 26 October 2019 16:43

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj akuzohet për lidhje të forta me trafikantët.

Kështu shkruan në një postim të tijin në rrjetet sociale ish kryeministri Sali Berisha.

Ai i referohet mesazhit të një qytetari, sipas të cilit, në qytetin e Kuçovës, persona të lidhur me trafikun e drogës dhe të pashkollë, kanë marrë drejtimin e institucioneve.

Qytetari dixhital përmend edhe emra në denoncimin e tij.

“Ndrikull Felaj akuzohet për lidhje të forta me trafikantët!”, shkruan ish kryeministri Berisha, ndërsa publikon edhe denoncimin e qytetarit dixhital.

“Zonja me rreth eshte gruaja e Gert Mares trafikant droge i njohur nga gjithe qyteti dhe ndrikulla e ka emeruar drejtoreshe te gjimnazit te qytetit.Ky Mara eshte bashkepunetori kryesor i Vojo Peçit vllait te Termetit ne kanabizimin e Kuçoves.Ka qene i denuar disa here ne Itali per trafiqe e droge .
Kjo tjetra eshte nuse ne fisin e Domeve ku ne 2015 u kapen si familje me 500 kile hashash te shtepia , kjo eshte bere drejtoresha e postes Kucove .Kunati i kesaj Ylli Domi ose sic njihet Aleks Domi pasi doli nga burgu per hashashin Ermonela e ka futur ne pune ne spital .Kjo funderrine i nxorri nga burgu te 4 burrat e fisit Domi me nga 6 muaj burg per 500 kile hasash se i kishin dhuruar nje fuoristrade disa muaj para se te kapeshin .

Dite te veshtira po perjeton ai qytet me kriminela e injorante 60 vjeçare me diploma te blera kohet e fundit te bere drejtora si Bardh Meta dhe e shoqja e tij .Injorante me 8 klase te katapultuar drejtora institucionesh.Te gjithe keta i jain thela te majme zj Felaj”, shkruan qytetari në denoncimin e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...