Ish-Kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjet ka komentuar intervistën e Presidentit francez, Emmanuel Macron, dhënë për “The Economist”.
Berisha shkruan se deklaratat e Macron vijnë, pasi Presidenti i Francës e di që “Edvin Mafia dhe narkoqeveria e tij nuk ka plotësuar asnjërin nga kushtet e caktuara për Shqipërinë më 26 qershor të vitit 2018 nga Këshilli i Ministrave të vendeve të BE.
Komenti nga Sali Berisha
Presidenti i Frances Emanuel Macron i deklaron revistes se famshme The Economist se:
-Shumica e vendeve ishin per hapjen e negociatave me Maqedonine e Veriut, por pothuaj gjysma e tyre ishin kunder hapjes se negociatave me Shqiperine dhe kjo ishte nje poshterim i madh per Shqiperine dhe se ai prandaj bllokoi te dy vendet!
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka komentuar në një intervistë për ‘The Economist’ edhe vendimin për të mos lejuar nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
‘Duhet të them se shumica e tyre ishin pro nisjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, por thuajse gjysma ishin kundër Shqipërisë. Gabim fatal,’ tha Macron.
Duke ditur se Edvin Mafia dhe narkoqeveria e tij nuk ka plotesuar asnjerin nga kushtet e caktuara per Shqiperine me 26 qershor te vitit 2018 nga Keshilli i Ministrave te vendeve te BE Presidenti Macron shton:
“Është absurde të hapësh një proces thjesht burokratik,’ketu me poshte keni permbledhjen e intervistes se tij.
Macron: E mbrojta Shqipërinë nga poshtërimi, gjysma e vendeve të BE ishin kundër saj
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka komentuar në një intervistë për ‘The Economist’ edhe vendimin për të mos lejuar nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
‘Duhet të them se shumica e tyre ishin pro nisjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, por thuajse gjysma ishin kundër Shqipërisë. Gabim fatal,’ tha Macron.
Presidenti francez duket i vendosur kundër zgjerimit, duke thënë se procesi është i pakuptimtë.
“Është absurde të hapësh një proces thjesht burokratik,’ tha ai.
Macron tha se e mbrojti Shqipërinë nga poshtërimi duke mos nisur negociatat me dy vendet.
Ai tha se nëse do poshtëronte Shqipërinë, destabilizonte rajonin.
Macron insistoi se, nuk ka negociata pa reformimin e procesit të anëtarësimit.
Macron tha se pretendimet për ndikimin rus, kinez apo turk nëse nuk hapen negociatat nuk qëndron. Sipas tij, ka vende që kanë hapur negociatat, por sërish ndjehet ndikimi i këtyre influencave.