Pse Rama nuk merret në pyetje për atentatin ndaj prokurorit?

Premte, 08 November 2019 12:33

Nëse do të kishim një prokurori të pavarur dhe pa hanxharin e vettingut mbi kokë, Edi Rama dhe Erjon Braçe do të ishin dy personat e parë që do të merreshin në pyetje për atentatin mafioz ndaj prokurorit Arjan Ndoji. Kjo dyshe me parametra të ndryshëm fizik, por me kontribut të barabartë në inkurajimin që i bënë bandave kriminale që të hedhin breshëritë e automatikut mbi prokurorin, duhet të ishin personat kyç për dijeninë e ngjarjes. Ditë para se mafia të kryente atentatin, Edi Rama dhe Erjon Braçe deklaronin se prokurori Ndoji ishte bërë pjesë e një bande kriminale që ta favorizonte mbi një bandë tjetër rivale. Pra Rama dhe Braçe kanë qënë në dijeni të kësaj përplasjeje.
“Cilës bande të Durrësit i shërben prokurori Arjan Ndoja? Prej sa kohësh Edi Rama është në dijeni të faktit që Arjan Ndoja punon për bandat dhe jo për shtetin?Pse heshti Edi Rama dhe Erjon Braçe deri më sot dhe nuk dolën përpara se të arrestohej njeriu i tyre në Kadastrën e Durrësit?Pse nuk e arreston prokurorin që i shërben bandës dhe bandën që mbështet prokurorin?” Këto janë pyetje të ngritura menjëherë pas akuzave që Braçe dhe Rama i bënë prokurorit. Por kush ti pyesë? Frika e hakmarrjes së qeverisë në procesin e vettingut i ka bërë prokurorët ngurues që të veprojnë sipas Kodit të Procedurës Penale.

Video

Login to post comments