Në një intervistë ekskluzive për Syri TV, konsulli i nderit i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb ka dhënë detaje nga operacioni për shpëtimin e 11-vjeçarit Alvin Berisha.
Gjatë bashkëbisedimit në Skype me gazetaren Armela Ferko, Ghorayeb ka dashur të jetë striktë në dhënien e informacioneve të detajuara, pasi sipas tij, këto kanale priten të përdoren edhe në operacione të ngjashme në të ardhmen.
“Janë përdorur shumë kanale, unë nuk mund të them shumë. Autoritet italiane, shqiptare, siriane, ka qenë një temë shumë e vështirë. Kemi ndjekur çdo moment Alvinit nga kampi “Al Howl” në aeroportin e Bejrutit. Është shpjeguar shumë në konferencën për shtyp sot në Romë”, deklaroi konsulli i nderit i Shqipërisë në Bejrut.
Cila ka qenë marrëveshja për të liruar Alvinin?
“Nuk kemi të bëjmë me marrëveshje. Unë përfaqësoj Shqipërinë në Liban, ka qenë shumë e vështirë sepse duam të ruajmë kanalet për operacionet që do të bëjmë në të ardhmen. Më lejoni ti mbaj të pastra këto kanale për operacionet në të ardhmen”, tha ai.
Cili ka qenë roli i Shqipërisë?
“Siç e dini, autoritetet e Shqipërisë kanë qenë këtu bashkë me mua. Kemi patur oficerë dhe policë të anti-terrorit nga Shqipëria. Kemi qenë në të njëjtën linjë me Gjysmëhënën e kuqe siriane dhe atë ndërkombëtar”, u shpreh Marc Ghorayeb.