Çështja me Vokshin në Apel, Veliaj mashtron: Bleva një kompjuter me lekët e gjyqit

Premte, 08 November 2019 16:34

Erion Veliaj ka mashtruar sërish.

Në një njoftim për mediat, bashkia e Tiranës deklaron se kryebashkiaku Erion Veliaj ka blerë një kompjuter me paratë e gjyqit që ka fituar ndaj ish-deputetes së PD-së, Albana Vokshi.

 

Por në fakt gjyqi i fituar nga Erion Veliaj është ankimuar në Gjykatën e Apelit dhe nuk ka asnjë vendim të formës së prerë për tu ekzekutuar.

 

Duke qenë se ky gjyq nuk ka përfunduar dhe ekzekutimi nuk mund të bëhet, deklarata e sotme e kryebashkiakut të Tiranës është vetëm një mashtrim.

‘Është vlera e një gjyqi të fituar për shpifje. Dua që ky kompjuter apo edhe të tjerë që do të pasojnë, për ta kompletuar klasën e teknologjisë së informacionit në shkollën ‘16 shtatori’ në Pezë, të jenë edhe një dëshmi e një mentaliteti që duhet ndryshuar’, thuhet në një njoftim të bërë nga bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe avokati i Albana Vokshi, Ledio Braho.

Lali paska blere serish kompjutera me leke te pretenduara nga nje gjyq i fituar, po vetem ‘drejtesia’ e propagandes se tij merr leke nga vendime te gjykates se shkalles se pare te ankimuara. Jane pikerisht keto lajme qe tregojne se kush eshte shpifesi me i madh ne Tirane...’, shkruan Braho në Facebook.

1 / 3
 

© SYRI.net

Login to post comments