Lulzim Basha në Krujë: Edi Rama Neroni i Shqipërisë, ka djegur shumë pjesë të vendit

Premte, 08 November 2019 18:19

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një takim me qytetarët në Krujë deklaroi se Edi Rama sot ngjan me Neronin, ish-perandorin e Romës.

Basha theksoi se Rama, njësoj si Neroni dikur po djeg pjesë të ndryshme të Shqipërisë.

Edi Rama është Neroni i Shqipërisë, ka djegur shumë në Shqipëri. Makron tha sot se ndëshkova Maqedoninë e Veriut, se doja që të futet bashkë me Shqipërinë. Pse, Maqedonia e Veriut është më mirë se ne? Jo, por vendi ynë ka në krye një njeriu si ky që kemi, që ka shkatërruar gjithçka. Shqiptarët kanë bërë histori shiko futbollin, muzikën. Po ashtu, edhe në juridik, edhe me shkencat, gjithçka. Shqiptarët po iu dhe mundësi, janë të parët në sukses”, tha Basha.

 

Lulzim Basha nënvizoi se Rama sot ka lënë në baltë artin e kulturën e se kur PD të jetë në qeverisje do të shtojë vëmendjen ndaj artistëve.

“PD si një parti e djathtë konservatore do që të zgjedhurit të jenë sa më pranë. Duhet ndarë Fushë Krujë nga Kruja. Duhet ndarë, për të pasur mundësi që të jemi më pranë qytetarëve shqiptarë. Edi Rama ka shkatërruar artin e kulturën, duke pasur shumë pak investime për këto fusha. Po ashtu, arti duhet t’i shkojë artistëve e jo oligarkëve. Arti e kultura do kenë mbështetje kur ne të vijmë në qeveri”, deklaroi Basha.

Login to post comments