"Inskenimet e Ramës dhe Vuçiç kundër Kosovës"/ Pikëpyetjet e Deutsche Welle-s

Saturday, 09 November 2019 11:37

Liderët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë janë mbledhur në Ohër për të diskutuar më tej idenë e Mini-Shengenit ballkanik. Të dielën pritet të ketë propozime konkrete, ndërkohë që projekti do zbatohet plotësisht në vitin 2021.

Por Deutsche Welle thotë se problemi është tek anashkalimi i Kosovës.

Në shkrimin e Norbert Mappes-Niediek, thuhet se si gjithmonë në rajon, djalli gjendet në detaje.

“Tre miqtë e rinj pothuajse rrethojnë plotësisht një të katërt me kufijtë e tyre: Kosovën. Udhëtimi pa pengesa nga Serbia në Shqipëri, siç premton Vuçiç, do të ishte shumë i largët nëse nuk përfshihet vendi që nuk njihet nga Serbia”.

Më tej, autori shton se shumë nga problemet që thuhet se do zgjidhen me Mini-Shengenin, janë çështje fort të debatueshme në kuadër të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Edhe te diskutimi për bashkimin doganor, autori sheh një problem.

“Edhe para se Kosova të vendoste tarifat e saj ndëshkuese astronomike për mallrat serbë, ekzistonte frika se Serbia do ta shkatërronte me fuqinë e saj të lartë ekonomike peizazhin e biznesit që po lulëzon me delikatesë në Kosovë”.

Një tjetër pikëpyetje sërish në kuadër të bashkimit doganor lidhet edhe me faktin se tashmë Serbia është lidhur me Bashkimin Ekonomik Euro-Aziatik të Vladimir Putinit.

“A do tregtojnë lirisht këto vende të Ballkanit me Rusinë, Kirgistanin dhe Armeninë,” pyet gazetari.

Më tej, analiza ashpërsohet, pasi gazetari thekson se thelbi i këtij Mini-Shengeni është aksi i ri Beograd-Tiranë.

“Me inskenimin e një ‘pajtimi historik mes serbëve dhe shqiptarëve’ tre vjet më parë, përfituan serbi Vuçiç dhe homologu shqiptar, Edi Rama. Të dy vendet nuk kanë probleme me njëri-tjetrin dhe nuk do ishte e nevojshme që të pajtohen. Por kur mblidhen ‘serbët’ dhe ‘shqiptarët’, problemi i pazgjidhur i Kosovës mund të shmanget me një qark të shkurtër: është më e lehtë të negociosh me Tiranën miqësore sesa me Prishtinën e rëndë. Nga ana tjetër, Rama, që e sheh veten si ‘presidenti i të gjithë shqiptarëve’, pranon me kënaqësi udhëheqjen që i është ofruar. Interesat e Kosovës bien në ndryshk”, shkruan ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...