Dëbimi i banorëve të Unazës së Re, PD thirrje qeverisë: Mos provoko dhunën, nis dialogun!

Saturday, 09 November 2019 11:42

Partia Demokratike i ka bërë thirrje qeverisë Rama sot të mos provokojë dhunën me banorët e Unazës së Re, të shmangë konfliktin e padëshiruar dhe të nisë dialogun me ta. Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet ish-deputeti Klevis Balliu për dëbimin që qeveria po u bën banorëve të Unazës së Re dhe provokimet e ditëve të fundit me forca policore dhe të IKMT.

Balliu ka cituar në vazhdimësi, ligjet ndërkombëtare që sugjerojnë dialogun e qeverisë me protestuesit në të gjitha rastet. "Dëbimi me dhunë i qytetarëve nga banesat e tyre është një akt i pastër në shkelje të rëndë të drejtave të njeriut, - tha ish-deputeti. - Këtë nuk e thonë vetëm banorët e Unazës së Re, nuk e thotë më vetëm PD-ja, por edhe OKB, organizata ndërkombëtare që është ngritur për të mbrojtur liritë, të drejtat dhe dinjitetin njerëzor.

Në një studim të publikuar së fundmi për banesat sociale, PNUD, programi për zhvillim i OKB, pohon se dëbimi me dhunë i qytetarëve nga banesat e tyre është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

Këtë parim e njeh çdo qeveri demokratike, përveç qeverisë së korruptuar të Edi Ramës, që kërkon të dëbojë nga shtëpitë, pa dëmshpërblim, qindra qytetarë për t’i hapur rrugë projektit korruptiv të Unazës ku 1 km kushton 20 milionë euro!”

 
Modifikuar më Saturday, 09 November 2019 11:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...