Tërmeti është fatkeqësia e madhe që ra mbi kokat e shqiptarëve në këtë prag dimri. Por fatkeqësia tjetër, jo pak e vogël është qeveria Rama dhe Veliaj, në aleancë të plotë me njeri-tjetrin që ua kanë nxirë jetën dhe shkatërruar ekonominë shqiptarëve jo më pak se tërmeti i fundit. Si për t’i paraprirë kësaj katastrofe të madhe natyrore, disa ditë më parë Bashkia e Tiranës, e Ministrinë e Brendshme, Ramën e gjithë strukturat e tij prishi me dhjetëra shtëpi në Unazën e Re, duke hedhur në rrugë të madhe me dhjetëra familje. Nuk ka fatkeqësi më të madhe për një popull që qeveria e cila presupozohet se del prej tij, me votat e tij, për të mbrojtur atë, i kundërvihet ashpër popullit të saj, duke shkatërruar shtëpi, biznese e ekonomi, pa asnjë lloj shpërblimi, vetëm e vetëm për të majmur oligarkët e vet, për të shtuara pallatet shumëkatëshe, që po ngrihen pa pikë sigurie e që do të shtojnë edhe më shumë fatkeqësitë në rast katastrofe tjetër. Nuk bën vaki tjetër kund në botë, vetëm atje ku diktatura është ulur këmbëkryq, që të prishen shtëpitë e të shkatërrohet biznesi dhe ekonomia e popullit, vetëm, se dikush do ët pasurohet e të majmet, duke pretenduar se gjithçka e bën në të mirë të popullit të saj. Rasti më i fundit, ku tërmeti i Perëndisë ishte po aq shkatërruarës sa tërmeti i qeverisë mbi banorët e Astirit, Unazës së Re. Kjo është fatkeqësia e dyfishtë mbi këtë popull të vuajtur e të varfëruar në kulm.
Shikojeni këtë foto, cili është dallimi midis prishjes nga Bashkia e Veliajt të banesave te Astiri dhe prishjeve të banesave nga tërmeti në Thumanë?!