Së bashku me Bebe Rexha, duke vizituar një nga familjet e prekura rëndë nga tërmeti në Bizë (Ishëm)
Presidenti Meta se bashku me këngëtaren me fame botërore Bebe Rexha, e cila udhëtoi nga SHBA, drejt Shqipërisë për t’u solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti i fuqishëm, po vizitojnë fshatin Bizën në Ishëm.
Bebe Rexha u nis në këtë iniciativë solidariteti së bashku me babanë e saj, ndërsa ajo shoqërohej dhe nga vajza e vogël e Metës, Era, më të cilën ka një lidhje të veçantë.