Mark Babani, kryetari monist i bashkisë së Vaut të Dejës dhe i përfolur i akuzuar nga opozita si i inkriminuar, tregon “zemërgjerësinë” e tij për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ai ka deklaruar se ka kërkuar që në ndihmë të banorëve të prekur, babai i tij të dhurojë gjysmën e pensionit të tij.
Babani është një nga biznesmenët më të kamur të zonës, me fitime që llogariten deri në miliona euro në vit, ndaj dhe "ndihma" e tij për fatkeqësinë shihet më shumë si një humor i hidhur i rilindasit të Vaut të Dejës.