Kryeministri vazhdon të sillet arrogant me njerëzit edhe pse këta të fundit janë akoma të traumatizuar nga tërmeti dhe pasojat e rënda që pasuan.
I pranishëm këtë pasdite në Ish-Kënetë, ai është përplasur me një nga banorët i cili i është ankuar se hoteli ku e kanë strehuar është shumë larg.
Frika e banorëve është se po të qëndrojnë larg banesave të tyre ato do të vidhen ndaj për këtë arsye kërkojnë të paktën tu vendosen çadra pranë banesave.
Banori: Më kanë thënë në hotel në Golem, por është larg.
Rama: Është larg, po në botën tjetër është afër?