Ky është një gaztor me shfaqjen e estradës me kloun Lleshaj, Veliaj, Çuci dhe talenti i ri Shalsi me në krye kryegaztorin Rama.
Kanë pasur shumë sukses, skeçe të veçanta shty të shtyjmë, si t'ja kallim popullit.
Në mëngjes shohim klloun Ramën me lëpirsin Veliaj, brigadieri kryeministër që i jep urdhër bojaxhiut kryebashkiak që të zgjohet pa gdhirë dhe të lyejë hyrjen e një pallati.
Në mesditë na shfaqet kllouni Rama me çiauan Braçe, ku zevendësi i thotë shefit që të bëjë kujdes se mos i bjerë suvaja në kokë.
Në drekë në ERTV na shfaqet kllouni Rama, me burrin e ish gruas dhe bisedojnë për arritjet e rilindjes në numërimin e parave që qeveria nuk i kishte, por bamirësit i dhuruan.
Dhe në darkë sërish shfaqet estrada këtë herë trupa teatrale e plotë me në krye kryekllounin, por që gazin ia shton më shumë ai, Shalsi. E mbani mend, ky që kishte stil për vjedhjen e taksave të shqiptarëve.