Situata pas tërmetit të 26 nëntorit është tepër kritike. Mes gjithë kësaj tragjedie, ku qendra qytetarë ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike dhe një pjesë e madhe në kërkim të një strehe, media e cila raporton për çdo detaje ndodhet përballë një presion të madh nga qeveria.
Kryeministri Rama kërcënon me mbyllje mediat kritike. Pas tij, me një fjalorë jo etik edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, shfryn kundër medias. Ndërkohë grabitjet nuk ndalen.
Grabitje në rrugë, grabiten edhe ndihmat e grumbulluara për banorët.
Gjatë ditës së sotme, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit publikoi një video përmes së cilës denonconte faktin sesi ndihmat shkarkoheshin tek Ministria e Brendshme. Por pas kësaj ngjarje, menjëherë reagoi ministri Lleshaj, i cili nuk la fjalë papërdorur kundër mediave, duke i kërcënuar ato.
“Teksa jam në Kurbin, në punë për menaxhimin e gjendjes së rëndë, më njoftojnë se disa pisa pa nder dhe dinjitet kanë publikuar një mashtrim të ulët.
Patjetër që duhet të jenë me shumë përvojë në poshtërsia, përderisa imagjinata perverse e tyre prodhon turpe të tilla.
O të mjerë! Ato qese, që kanë ngazëllyer maninë tuaj perverse, janë prova materiale, që i janë kapur një hajduti si puna juaj dhe nuk po shkojnë në zyrën e Ministrit të Brendshëm, por në depon e provave materiale të SHÇBA, struktura që po kryen hetimin në zbatim të detyrave të prokurorit përgjegjës.
Për këtë turp, tani keni dy rrugë:
Ose të provoni lajmin e rremë, ose të jepni llogari deri në një para ligjit, si mashtrues ordinerë, që shfrytëzoni gjendjen e rëndë për të bërë biznesin e ndyrë me lajme të rreme.
Zgjidhni…..”, shkruan Lleshaj në postimin me nota kërcënuese, në rrjetet sociale.