Një klloun që tallet me tragjedinë dhe shkon me kamera dhe në vaki

Tuesday, 10 December 2019 10:20

Nga Boldnews.al

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit ia ka shkërmoqur nën këmbë propagandën Edi Ramës. Për gjashtë vite, na shiti një Shqipëri surreale me virtualitetin e tij. Na paraqiti një shtet të fortë, një Shqipëri që zhvillohej, një vend të mrekullueshëm, një qeveri të ‘përgjegjshme’, administratë të gjindshme kudo. Po sot ku jemi? Njerëzit e shohin vetë batërdinë që është bërë më ndërtimet pa kriter. Me korrupsionin e tmerrshëm që shtrihet në çdo nivel, ku edhe ndihmat në ushqime vidhen nga drejtues policie, apo bashkëshortja e tij kryetare e gruas së PS-së në njësinë tre në Tiranë.

Gërmadhat e tërmetit janë pasoja, pasi shkaku është në keqqeverisja, korrupsioni i zyrtarëve të lartë qëndror dhe lokal, ndërtimet e tmerrshme, uzurpimi i bregdetit të vendit, apo lidhjet e botës së errët të trafikut me sektorin e ndërtimit.

Për të mbuluar “diellin me shoshë” kryeministri shëtit çdo zonë të prekur. Takon qytetarë, përzgjedh disa syresh që atë duhet ta lëvdojnë, ti puthin dorën e tu puthë duart. Të gjejë ndonjë nënë të vuajtur që kënaqet me një kontenier që i kanë caktuar për të jetuar, kamerat i vijnë nga pas, Rama shfaqet në sytë e publikut si një qytetar që edhe ai e ka pësuar nga ky tërmet.

Pikërisht Edi Rama si individ, si shfaqeje, si propagandë sot duhet hedhur si një rrënojë e pavlerë. Nuk duhet të merremi me çfarë tha Rama, por çfarë ka bërë dhe po bën kryeministri. Fatkeqësisht shumë sot i vejnë veshin Edit, që shfaqet “me tuta e batuta”, që bën spetakët humori, edhe pse është tragjedia nën këmbë. Ai gjithnjë tërheq vëmendjen, me veshjen, sjelljen, fjalët që thotë, mënyrën si e fsheh të vërtetën dhe shmangien e përgjegjësive në çdo katrahurë.

Nëse sot diskutohet çfarë tha Rama, si e tha, ku e tha e përse e tha, atëherë të gjithë si shoqëri kemi humbur. Ai na fut në hullinë që do vetë, në atë moçal ku bëhet prapagandë dhe në këtë pikë nuk kemi asnjë mundësi ta rivalizojmë. Është mjeshtër i propagandës, për të mbuluar të keqen me fjalë e sjellje.

Sot ne duhet ti kërkojmë llogari kryeministrit, jo Edit. Ai duhet parë si kryeshërbëtor i vendit dhe jo si kryeklloun. Duhet kërkuar llogari për varfërinë që ka prekur gjithë qytetarët e ndershëm, për papunësinë, për aferat e tmerrshme të zyrtarëve të përzgjedhur prej tij. Për kryebashkiakë apo ish-kryebashkiakë që ai tërmet nuk i përpiu, por i la të shëtizin sot të lirë dhe japin mend dhe “derdhin mund” me propagandë që edhe ata po ndihmojnë në rimëkëmbjen e vendit.

Ai është drejtuesi i qeverisë dhe jo aktori shëtitës. E ka për kënaqësi kur merren me veshjen, pelevrekët apo brekët, sepse mendja e tij e hollë, për fat të keq mëse e djallëzuar, këtë synon. Të merremi me dukjen dhe jo thelbin.

Të prekurit nga tërmeti kërkojnë strehë dhe nuk do jetë aspak çudi që në pak muaj, ose brenda një viti shumë pallate të jenë ringritur, me para të falura apo me ndihma që vijnë nga shtete të ndryshme. Nuk do jetë aspak çudi që edhe ntërtesat e reja të jenë e cilësisë së lartë. Nuk do jetë çudi që nga themeli deri në çelësat në duar Rama, Veliaj, e syresh ministra e ministresh të gthijnë e ngrysin aty, me kamerat ndezur për të trazuar mendjen e njerëzve, që mund të mjaftohen vetëm me një strehë mbi kokë. Më shumë se të kërkosh mall të humbur sot duhet kërkuar drejtësi dhe dalë përgjegjësi. Kjo është ajo që lëkund kryeministrin, drejtësia është fjala që e vret më shumë çdo ditë që vjen.

Modifikuar më Tuesday, 10 December 2019 10:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...