Skandali/ Dy Besat e arsimit çelin dyert e “Emin Durakut”. Dy akt-ekspertizat që kundërshtojnë njëra-tjetrën

Tuesday, 10 December 2019 10:16

Nga Boldnews.al

Shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku”, një nga objektet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ka çelur dyert për nxënësit, bazuar në një urdhër të ministres së Arsimit, Besa Shahini, për nisjen e procesit mësimor në sistemin parauniversitar.

Objekti shkollor i është nënshtruar dy ekspertizave, brenda 24 orësh, nga i njëjti institucion, që ka dalë me konkluzione të ndryshme.

Në akt-ekspertizën e datës 3 dhjetor, që është hartuar nga inxhinieret Mimoza Kola dhe Joana Kaçorri, thuhet “plasaritje të thella në muret ndarëse, dëmtim i traut të katit të tretë shtesë, (te 9 vjeçarja), plasaritje të thella të suvasë në katin e 3-të shtesë (9-vjeçarja).

Dëmtim i parapetit në të gjithë godinën. Shkëputje të shtesës nga objekti ekzistues (tek cikli i ulët).
Bordi i Shkollës dhe Stafi pedagogjik kërkojnë vendosjen e shkallëve të emergjencës.

Ka dëmtime në strukturë. Të pezullohet aktiviteti derisa të bëhen përforëcimet dhe të kontrollohen të gjithë elementët e nevojshëm konstruktivë, pasi të hiqen suvatë”.

Dokumenti në fjalë është sigluar nga Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu.

Ndërkohë, në një akt-ekspertizë, që mban datën 4 dhjetor, por që është publikuar vetëm sot, që është hartuar nga Agron Hysenlliu, thuhet “tra i dëmtuar në godinën e shtesës, në katin e 3-të, krisje e parapetit në të gjithë perimetrin, plasaritje diagonale në mure dhe korridore klasash në shtesë, shkëputje e godinave në pjesën e bashkimit. Pjesërisht i pabanueshëm, shtesa e re e pabanueshme, deri në marrjen e masave. Të bllokohet aktiviteti në pjesën e re”.

Por nga një vëzhgim me sy të lirë të godinës ekzistuese, shihen qartazi dëmtimet, që po i pasqyrojmë me fotot e mëposhtme, çka rrëzon pretendimin e akt-ekspertizës së dytë, që flet vetëm për dëmtime të shtesës.

Të dy akt-ekspertizat bien në kundërshtim me njëri-tjetrin dhe në këto kushte normalisht mbi objektin shkollor duhej të bëhej një tjetër ekspertizë, ndoshta nga ekspertët e huaj që kanë ardhur në Shqipëri dhe po ndihmojnë në evidentimin e dëmeve.

Në vend të gjetjes së kësaj zgjidhjeje, ministrja e Arsimit dhe drejtuesja e shkollës, kanë zgjedhur variantin e dytë të akt-ekspertizës, që minimizon situatën, por nuk qetëson prindërit e nxënësve që mësojnë në këtë shkollë.

Madje, sot prindërit kanë ndërmarrë edhe një nënshkrim peticioni, ku i kërkohet Ministrisë së Arsimit siguri për fëmijët e tyre.

Por ministrja ka preferuar të njoftojë përmes rrjeteve sociale se “shkolla “Emin Duraku” Tiranë qëndron e hapur dhe do të punojë me dy turne sepse në pjesën më të madhe është plotësisht në rregull. Pjesa e dëmtuar nuk do të përdoret deri në skanimin përfundimtar të saj nga Bashkia”.

Po kështu pas Besës, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, sipas të cilit, për shkollën “Emin Duraku”, inspektimet janë bërë, janë bërë më shumë se një inspektim.

“Ka një pjesë të shkollës që është krejtësisht e përdorshme dhe për një objekt që është i kohës së mëparshme, është dhënë urdhër që mos të përdoret. Të tjerat janë spekulime”, ka thënë Rama.

Por ndërkohë, edhe sikur të merret e mirëqënë deklarata e tij, pyetja që lind është kush e ka bërë spekulimin. Të dy dokumentet janë firmosur nga një drejtor i emëruar nga Rama, por që kundërshtojnë njëri-tjetrin.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur nga akt-ekspertimi i parë te i dyti, që referuar dokumenteve zyrtare, janë hartuar brenda 24 orësh.

Në objekt nuk ka pasur ndërhyrje për riparimin apo rikonstruksionin e dëmeve, sikundër ka pohuar për Boldnews.al edhe Drejtori i Institutit të Ndërtimit, megjithëse ai sot ka firmën në dy dokumente: njëri që kërkon pezullimin e aktivitetit në të gjithë godinën, dhe tjetri që pezullon veprimtarinë në atë që quhet si shtesë në godinën ekzistuese të shkollës “Emin Duraku”.

Si për ironi të situatës së krijuar në shkollën në fjalë, pak ditë më parë me firmën e Besës së Ministrisë, u largua nga detyra një drejtoreshë shkolle në Tiranë pasi lejoi nxënësit të hyjnë në ambientet e shkollës, e cila ishte e dëmtuar nga i njëjti tërmet.

Ndërkohë në një rast të ngjashëm, është Besa e Ministrisë dhe Besa e “Emin Durakut” që guxojnë të hapin dyert, kur në tryezat e tyre kanë një akt ekspertimi që e thotë qartë dhe prerë: duhet të pezullohet aktiviteti, dhe një akt-ekspertimi, që siç duket është hartuar me urgjencë, që flet për dëmtime në shtesën e godinës.

Në mes shqetësimeve dhe dyshimeve që prindërit kanë mbi ndërtesën, që lidhen me akt-ekspertizën e parë, dhe vendimit të dy Besave për të mbajtur mbi supe një “peshë” shumë më të madhe seç u takon, janë fëmijët nga klasa e 1-rë në të 9-ën.

Dhe në kushte të tilla, zgjidhja më e mirë do të ishte një ekspertizë e huaj, ndoshta nga ata izraelitët që Kryeministrii i cilësoi si njësha, apo nga rumunët që kanë mbetur të habitur nga dëmet që ka shkaktuar tërmeti, në objektet që kanë inspektuar.

 
Modifikuar më Tuesday, 10 December 2019 10:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...