Partia Demokratike ka mbledhur sot një tryezë për lirinë e medias, ku po diskutohet paketa anti-shpifje e qeverisë, që pritet të kalojë këtë javë në Kuvend.
I pranishëm në këtë tryezë është edhe analisti Agron Gjekmarkaj, i cili ka deklaruar se derisa të zhbëhet ky ligj, gazetarët do të jetojnë në një demokraci të kufizuar.
Gjekmarkaj është shprehur se e gjithë shoqëria shqiptare duhet të reagojë me protesta kundër censurës, por edhe problemeve të tjera.
“Derisa te zhbehet ky ligj ne do te jetojme ne nje demokraci te kufizuar. Opozita duhet te reagoje ne protesta si ne ceshtjen e lirise se votes. Kete duhet ta beje shoqeria dhe jo vetem 2-3 mije gazetare. Nese shoqeria nuk pergjigjet nuk eshte faji i opozitës, por i shoqërisë, e cila do te duroje edhe probleme te tjera pervec censures dhe lirise se informimit te drejte”, ka thënë Gjekmarkaj.