Paketa anti-shpifje/ Shkullaku: ERTV-ja më keq se Zëri i Popullit të kohës së komunizmit

Hënë, 16 December 2019 11:10

Gazetarët u shprehen kundër paketës anti-shpifje në tryezën për lirinë e medias, një kuadër ligjor që tenton të cënojë lirinë e medias. Në tryezën e organizuar nga opozita, ishin emra të njohur të gazetarisë.

Koloreto Cukali tha se ndryshmet ligjore janë “një e keqe shumë e madhe”. Aleksandër Çipa e cilësoi një kërcenim për fjalën e lirë. Qëndrimin kundër ligjit e shprehu dhe gazetari dhe profesori Lutfi Dervishi. Agron Gjekmarkaj deklaroi se me këtë ligj, qeveria po tenton të përdhunojë median. Armand Shkullaku e cilësoi ligjin “diçka shumë të rëndë”, ndërsa shtoi se ligji bëhet për të mbuluar skandalet dhe që propaganda të shkojë drejtpërdrejtë te qytetarët.

Koloreto Cukali: “Kjo eshe nje e keqe shume e madhe. Nuk besoj se nje vend demokratik pa lirine e shtypit. Veem ne Kine shkon. Ky ligj eshte rimeshiruar tre here. Eshte ulur steka e standardit te medias. Gazetaret nuk lejohen ne konferencat e kryetarit te qeverise ku gazetaret e marrin veem live. Ky ligj si pasoje se kryeministri ka kaleruar nje pereptim qe medias dhe gazetaret jane te keqinj. Pavaresisht se jane krahasuar me derra dhe qen. Brenda janarit keshilli i medias do te vije me nje alerbative te re per veterregullimit. Per te thene se nuk jemi vetem kunder ketij ligji por kemi alternative per ta rregulluar”.

Aleksander Cipa: “Ky ligj eshte nje kercenim per fjalen e lire. Vijme ketu ne kete takim sepse e konsiderojme nje ceshtje shume te rendesishme per pluralizmin. Asnjehere nuk ka pasur nje adresim te tille censurues mbi nje draft te tille sic po ben qeveria. Ky draft mbart ne vetevete probleme shume serioze ne institucionalizmin e censures sic eshte AMA, bordi i AMA ka brendine e nje agjensie censure. Investoni qe te zhbehet ky draft”.

Lutfi Dervishi: “Nuk mundet qe kjo kokefortesi me ligjin e ri te shkoje deri ne fund. Ligji per te drejten e informimit dhe nese sheh perfonancen e ketij ligji eshte duke u tretur. Nuk ka me gazetare dhe lideret behen media. Ne rastin e termetit, nese gazetaret nuk do te ishin, autoritetet do te ishin ne panik dhe fake neës do te mbizotëronte”.

Agron Gjekmarkaj: “Derisa te zhbehet ky ligj ne do te jetojme ne nje demokraci te kufizuar. Opozita duhet te reagoje ne protesta si ne ceshtjen e lirise se votes. Kete duhet ta beje shoqeria dhe jo vetem 2-3 mije gazetare. Nese shoqeria nuk pergjigjet nuk eshge faji i opozites por i shoqerise e cila do te duroje edhe probleme te tjera pervec censures dhe lirise se informimit te drejte”.

Armand Shkullaku: “Ligji eshte dicka shume e rende. Nuk jemi per ti bere gjyqin nje personazhi si Edi Rama qe tani prodhon filma sic e kishte bere sot.  Premtimi i anulimit te ligjit duhet te kthehet ne akt. Ky ligj special behet per te mbrojtur nje grup njerezish qe skandalet, si Unaza te mos dalin ne siperfaqe.  Nese nuk do ekzistonin disa media qe veprojne si qeliza te lira, asgje nuk do merrej vesh.  ERTV eshte me keq se Zeri i Popullit e cila vjen drejtperdrejt ne koken e shqiptareve. Qeveria dhe bashkia kane nje staf prej 30 vetesh ku sjellin lajmin e gatshem. Ne nuk lejohemi te marrim pjese ne aktivitetet e kryeministrise bashkise dhe tani kane filluar edhe ministrat. Ju keni mundesine te na tregoni se informimi eshte i lire dhe te gjithe te kene te drejte te informohen. Sjellja juaj ndryshe eshte nje mundesi qe demokracia funksionon”.

Aranita Brahaj: “Per fat te keq ky ligj do te kaloje. Nuk kemi nje Gjykate Kushtetuese qe ta gjykoje. Ky ligj eshte censurim ndaj fjalen se lire dhe jo vetem shpifje. Ju bej thirrje qe te pakten ne mediat e tyre sociale banerat kunder paketes se z.Rama te jene prezente”.

Modifikuar më Hënë, 16 December 2019 11:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...