Teksa po fliste për punën e bërë ndër vite, Arben Malaj në Komisionin e Ekonomisë ka deklaruar se vështirësi ka kaluar edhe familja e tij.
Sipas ish-ministrit të Financave, për të ikur në Amerikë, ata janë kërcënuar.
Malaj ka theksuar se gjërat nuk janë aq të lehta sa duken, ku Rama i dërgon një mesazh në mesnatë Braçes.
‘Në 2014 dëshiroja të shërbeja, po nuk më lejoi PS. Vlerësimet që më kanë bërë anëtarët e Komisionit ishin maksimale. Shërbeva për dy vjet, edhe pse nuk kishin ndërmend të më votonin. Unë nuk e kam me merak nëse më zgjidhni për të drejtuar komisionin. Por jo, e kuptova shumë qartë që pasi votuan pesë veta nuk do bëheshin.
Nuk e kam merak do jem apo s’do jem anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Në respekt të familjes time, sakrificat për mandatet e vështira deri në kërcënime familjare, sepse për të ikur familja ime në Amerikë procedurat i ka zbatuar Ahmetaj me ata që kërkuan të ikte urgjentisht se kërcënohej njësoj si familja e një profesori tjetër. Gjërat nuk janë kaq të lehta sa i shikoni. Ngrihet natën Edi Rama dhe i çon sms Erion Braçes shkarkoni Arben Malaj, jo jo, s’janë të lehta’, tha ndër të tjera Malaj.