Komisioni voton pro shkarkimit, Arben Malaj: Ky nuk është gjyqi im, po gjyqi juaj

Hënë, 16 December 2019 12:31

Me zërin që i dridhej, i bindur në padrejtësinë që po i bëhej nga partia për të cilën ka kontribuar ndër vite para se të merrte detyrën e rëdësishme të anëtarit të Bordit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, detyrë që ja dha po kjo parti bazuar në merita, por që tashmë kërkon t'ia heqë, Arben Malaj në mbyllje të mbledhjes së komisionit të Ekonomisë pati disa falenderime për kolegët e tij.

Cilat janë provat që keni administruar përveç shkresës për të bërë këtë gjykim? Falenderoj nga zemra solidaritetin socialist, i shikoj në sy të gjithë deputetët socialistë. Më vjen keq që nuk kanë kurajo të bëjnë pyetje ose edhe të flasin dhe të thonë çfarë dëshirojnë. Gjysma rrinë kokëulur dhe gjysma shikojnë sms-të, por ky nuk është gjyqi im, është gjyqi juaj. Ky është gjyqi i pushtetit që kërkon të gjithë pushtetet. Ky është gjyqi i atyre që duan të shtrijnë duart në të gjitha institucionet kushtetuese të vendit, tha Malaj.

Si për t'ju kujtuar që nuk është zgjedhur kot në atë detyrë, Malaj kishte me vete edhe librin  “Ekonomiksi i zhvillimit”, në të cilin është bashkëautor.

Malaj: Kjo është krenaria ime përballë jush. I kam shërbyer vendit tim dhe do ti shërbej për tërë jetën me dashuri maksimale, përkushtim maksimal. Me mendje dhe jo me atë që ju meritoni. Nuk po ua them këtu por do t'ua them në seancë. Ju meritoni tu sjell grupin e Vlorës dhe tu këndojë ballë për ballë poezinë e Ali Asllanit. Do ta bëj në seancë.

Më pas propozimi për shkarkikmin e Malajt u hodh në votim. Komisioni i Ekonomisë vendos me 12 vota pro dhe 5 kunder për shkarkimin e Arben Malajt  nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikqyrës.

Të mërkurën propozimi i qeverisë do të votohet në parlament.

Modifikuar më Hënë, 16 December 2019 12:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...