“Protestat? E vetmja rrugë jo si dëshirë e jona por si një mundësi për ta shpëtuar Shqipërinë është largimi i kësaj qeverie që ka marrë peng të ardhmen tonë dhe rinisë duke i detyruar që të shkojnë në emigracion”.
Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, pas një takimi me strukturat e partisë në Bushat të Bashkisë së Vaut të Dejës.
Numri dy i PD theksoi se nuk ka datë konkrete për protestat, por sipas tij, objektivi kryesor për këtë vit është rikthimi i protestave.
“Objektivi ynë në 2020 është i njëjti me shkurtin e 2019 dhe pa asnjë diskutim që do ti kthehemi protestave. Çdo mjet demokratik që sjell largimin e qeverisë është një mundësi reale. Nuk ka një datë konkrete por kur të ketë do ta bëjmë publike”, tha Bardhi.
Deklarata e plotë e Bardhit:
Mark Babani?
PD ka bërë publike të dhënat e plota që tregojnë që Mark Babani i emëruari i Edi Ramës ne Vau Dejës është një hajdut i çertefikuar me vendim gjyqësor i çertefikuar nga autoritetet italiane sigurisht që gjej rastin që ti bëj apel prokurorisë që të zbatojë ligjin të mos zvarrisë procedurat dhe të nxjerrë rezultatet bazuar në informacionet që disponon dhe në dijeninë time është duke pritur letërporosinë që ka dërguar në Itali. Dua të sqaroj opinionin që kjo vonesë ka ardhur për shkak të bllokimit nga ministria e drejtësisë, prej një muaji e gjysëm letërporosia e përgatitur nga prokuroria nuk i është dërguar autoriteteve italiane duke sjellë një zvarritje dhe duke lejuar një njeri në konflikt me ligjin të ushtrojë një funksion publik.
Një hajdut i çertefikuar sot menaxhon paratë e taksapaguesve të bashkisë Vau Dejës. Padiskutim që ka patur ndërhyrje nga ministria e drejtësisë dhe Mark Babani është Edi Rama i bashkisë Vau Dejës dhe sigurisht që Edi Rama do të bëjë çdo gjë për të mbrojtur kriminelët në krye të bashkive. Jo më larg se dje kemi denoncuar kryebashkiakun e Mallakastrës por kemi edhe për të tjerë dhe sapo të kemi informacionin e plotë do i bëjmë publike.
Reforma Zgjedhore?
Ne jemi duke punuar në mënyrë intensive për reformën zgjedhore, kemi drejt finalizimit të gjithë propozimet tona dhe pyetja nuk shtrohet nëse do marrim pjesë apo jo ne sepse kemi shprehur gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore. Deri në këtë moment PS nuk ka hedhur asnjë hap duke tentuar të vonojë realizimin e reformës zgjedhore. Ju kujtoj se realizimi i reformës zgjedhore dhe më pas implementimi që do të thotë zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare janë kërkesë e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Ne gjykojmë që çështjet e reformës zgjedhore janë të partive politike dhe jo të komisioneve brenda kuvendit monist dhe për këtë kemi bërë propozimet tona. Propozimet e bëra në atë komision parlamentar sigurisht që nuk zgjidhin asnjë nga shqetësimet reale që kanë zgjedhjet në Shqipëri. Nuk i japin zgjidhje blerjes së votës, lidhjes së krimit me politikën, kërcënimit të punonjësve të administratës dhe asnjë prej shqetësimeve madhore që kanë zgjedhjet në Shqipëri. Shumë shpejt do publikojmë propozimet tona që sigurojnë zgjdhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
SPAK dhe BKH, me përmbylljen e këtyre institucioneve mund të shpresojnë shqiptarët për vënien para përgjegjësisë të zyrtarëve të lartë të korroptuar dhe dosjeve të çështjeve të rënda që nuk kanë marrë ndëshkimin e merituar?
Çështja e parë që kishte SPAK dhe që kishte të bënte me disa zyrtarë të lartë, gjyqtarë, përfundoi me mbyllje hetimesh dhe më pas me rrëzim nga gjykata. PD i ka dhënë mbështetjen e plotë SPAK dhe e nxisim që të hetojnë aferat korruptive dhe lidhjet kriminale me politikën dhe dua të ripërsëris që për të ruajtur imazhin e SPAK do të duhet që prokurorët, integriteti i të cilëve është vënë në pikëpyetje ose për shkak se janë shërbëtorë të regjimit kominist siç është drejtuesi i SPAK ose për shkak se janë vegla të Ulsi Manjës siç njëri nga prokurorët, do të duhet ti hapin rrugë zgjedhjes së prokurorëve të rinj me integritet dhe që gëzojnë besimin e të gjithëve për ti dhënë imazhin e nevojshëm dhe besueshmerinë e nevojshme SPAK.