Zbulohen kriteret që duhet të plotësojnë oficerët e policisë, kandidatë për Byronë Kombëtare të Hetimit.
Pas krijimit të SPAK, BKH-ja duhej të ishte formuar, por vonesat në krijimin e institucioneve të drejtësinë, e kanë shtyrë këtë proces.
BKH-ja pritet që të jetë funksionale nga mesi i këtij viti, ndërsa kriteret duket se do të jenë disa llojesh.
Sipas një dokumenti të bërë publik, kandidatët duhet të kenë aftësi të ndryshme, si ato llogjike dhe fizike.