Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen shpreh mbështetjen e saj për të ndihmuar në rimbëkëmbjen e Shqipërisë, pas tërmetit shkatërrimtarë të 26 nëntorit. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kroacisë, vend i cili mban presidencën e radhës të BE, Ursula von der Leyen tha se muajt e ardhshëm do të jenë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.
“Samiti i Zagrebit do të jetë mjaft i rëndësishëm, për të vënë para procesin e zgjerimit. Duhet të reflektojmë si ta përmirësojmë procesin e anëtarësimit. Do të përpiqemi të bëjmë të pamundurën për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që dy vendet të plotësojnë kriteret e duhuara për të arritur këtë.
Jemi të lumtur që konferenca e donatorëve për Shqipërinë do të mbahet më 17 shkurt, që vjen pas tërmetit të tmerrshëm. Do përpiqemi të ndërojmë Shqipërinë pas tërmetit, është një mesazh i qartë nga ana jonë sa i përket kësaj cështje.” u shpreh Ursula von der Leyen.