Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka denoncuar sot mos mbajtjen e premtimeve nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria për banorët e prekur nga tërmeti. Paloka ka shpërndarë në rrjetet sociale një video, ku shihet Edi Rama duke dhënë premtime ndaj banorëve për banesat e reja ku ata do të strehohen. Paloka shprehet se Edi Rama vetëm mashtron, kurse shton se tërmeti mund të jetë një fatkeqësi natyrore, por keq-qeverisja jo. “Tërmeti është fatkeqësi natyrore, por keqqeverisja jo! Rama ka dështuar mbroni drejtësinë”,- shkruan Paloka në Facebook.
Postimi i Edi Palokës:
TËRMETI ËSHTË FATKEQËSI NATYRORE, POR KEQQEVERISJA JO! 💰⚰💊 #RamaKaDeshtuar #MbroniDrejtesine #ShtetiNukEshteLoder #MjaftMashtrimeve #MjaftVjedhjeve #PROpopullit #PROdrejtesise #PROteDrejtes