Kanë nisur hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla, te emëruar nga Edi Rama, i cili është filmuar duke pirë kokainë.
Pas publikimit të videos ku duket Alla duke konsumuar drogë, është vendosur që të nisin hetimet ndaj tij.
Çështja penale është hapur nga prokuroria speciale e antikorrupsionit e njohur si SPAK.
Pas publikimeve në media të pamjeve filmike, prokurorët kanë nisur një hetim kryesisht, duke kërkuar edhe materiale shtesë.
Në ditët në vijim pritet që të merret edhe një vendim në lidhje se si do të shkojë hetimi.