Intervista/ Jorida Tabaku: PD është de fakto mazhorancë, sondazhet na nxjerrin fitues

Tuesday, 28 Janar 2020 10:13

“Partia Demokratike është de fakto mazhorancë.” Këtë deklaratë ka bërë, Jorida Tabaku, anëtare e Kryesisë së PD-së gjatë intervistës së dhënë në studion e Euronews Albania. Ajo tha se, e bënte një deklaratë të tillë duke iu referuar sondazheve por edhe përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “Bild” për vjedhjen e votave në Shqipëri.

“Jemi forca më e madhe në opozitë, por në fakt jemi mazhorancë.  Shifrat e tregojnë, sondazhet e tregojnë”, u shpreh ish-deputetja e PD-së. “Sondazhe që media i ka publikuar për qytete të tëra, të cilat kanë një ndryshim të jashtëzakonshëm në perceptim dhe shifra. E dyta, i referohem dhe përgjimeve të “Bild” sepse në qoftë se 3 apo 4 deputetë nga Durrësi janë fituar në atë mënyrë unë nuk besoj se ka moralin dikush nga Durrësi që të thotë se ka fituar PS. E njëjta gjë për Elbasanin, Tiranën, e njëjta gjë për Fierin, ka qarqe pa fund të cilat i kanë në pikëpyetje rezultatet e tyre vetëm si rezultat i vjedhjes së votës”, shtoi më tej znj Tabaku.

 

E pyetur nëse opozita punon për zgjedhje të parakohshme, znj. Tabaku u shpreh se, reforma zgjedhore do të jetë hapi i parë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të mos përsëritet vjedhja e votave siç ndodhi në zgjedhjet e fundit parlamentare. 

“PD po punon sikur zgjedhjet të jenë nesër. Reforma është hapi i parë për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me një ndryshim të gjitha elemente të OSBE/ODIHR nuk besoj se mund të për përsërisë më një 2017 në Shqipëri sa i takon vjedhjeve të votës”, deklaroi ish-deputetja.

Nga ana tjetër, anëtarja e Kryesisë së PD-së përjashtoi mundësinë që opozita të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme ashtu siç ndodhi në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura vitin e kaluar.

“Vendimi për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit ka qenë drastik. Nëse sigurohen kushte, ka hetim të krimeve elektorale, kemi një reformë zgjedhore që zbatohet, siç shkruhet nuk ka asnjë arsye të ndodhë ajo që ndodhi më 30 qershor. Më 30 qershor kishim një dekret presidencial që nuk ka zgjedhje”, u shpreh znj. Tabaku gjatë intervistës.

Si arritjen më të madhe të PD-së në opozitë, ish-deputetja përmendi ligjin e dekriminalizimit, duke thënë se ka sjellë largimin nga politika të shumë zyrtarëve.

“Nuk ka në këto 6 vite një ligj në politikën shqiptare si dekriminalizimi që ka qenë më efektiv, ky është standardi që PD pretendon, është një ligj që ka nxjerrë nga politika kriminelë. Kur filluam të flisnim për herë të parë për këtë ligj, kryeministri i pari tallej, sot 300 zyrtarë janë jashtë sistemi”, tha znj. Tabaku ndër të tjera.

Ndërsa duke folur për marrëveshjen e arritur me PS për reformën zgjedhore, Tabaku u shpreh se, pas saj nuk fshihet asnjë kulisë, por shpreh vetëm vullnetin e PD për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pavarësisht kësaj, Tabaku deklaroi se nuk do të hiqet dorë nga hetmi i krimeneve elektorale, duke iu referuar vjedhjes së votave në Durrës dhe Dibër.

“Reforma zgjedhore për ne ka qenë që në kushtet e Bundestagut të 2017. Blerja e votës, votimi elektronik, dekriminalizimi, financimi politik i partive janë gjëra që PD i ka propozuar për reformën zgjedhore.  Dekriminalizimi është një standard i vendosur nga PD, ashtu do bëjmë edhe me reformën zgjedhore", deklaroi anëtarja e Kryesisë së PD-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...