Protesta e naftëtarëve të Ballshit, Luan Baçi: Pushteti i Rilindjes po i vjedh

Tuesday, 28 Janar 2020 10:18

Ish-deputeti i PD-së, Luan Baçi përmes një postimi në facebook, ka deklaruar se pushteti i Rilindjes nuk i ndihmon naftëtarët e Ballshit për të marrë pagat dhe sigurimet por sipas tij i vjedh ata. Baçi shprehet se zgjidhja është largimi i kësaj qeverie të korruptuar nga pushteti.

Postimi i plotë

Qindra punetore te Rafinerive Ballsh dhe Fier proteste per pagat he sigurimet te cilat nuk u paguhen prej muajsh. Luan Baçi ishte pranë tyre: Pushteti i Rilindjes nuk i ndihmon por i vjedh. Vazhdon kalvari i vuajtjeve, te punonjesve te Rafinerive Ballsh dhe Fier. Muaj te tere, pa pagat e tyre, pa paguar sigurimet shoqerore, askush nuk i pret, askush nuk merret me problemin e tyre.

Jane me qindra, kryefamiljare, qe me kete pune, mbajne familjet e tyre, por askush nuk, shfaq as interesin me te vogel per ta. Nepermjet medjave, punonjesit sot i jane drejtuar, pozites dhe opozites, qe te japin ndihmesen ne zgjidhjen e problemit te tyre jetik. Ju drejtuan dhe Kryeparlamentarit si Deputet i qarkut. Eshte e kot qe shpresoni nga pushteti i Rilindjes, te nderuar bashkqytetare, ata mendojne si te vjedhin dhe te pasurohen, me djersen tuaj.

Pse si mendoni ju, nuk e dine ata, qe ju nuk po ju paguajne? Pse nuk e dine ata, qe ju jeni pa pune ? Pse nuk e dine ata, qe kompanite konçesionare, produktin e eksportojne? Pse nuk e dine ata qe Bankers Petroleum, kompania qe nxjerr sasine me te madhe te naftes e shet jasht? Pse Albpetrol, nuk deklaron sasine e nxjerrjes se naftes, nga kompanite koncesionare, mujore dhe vjetore, pasi kjo eshte nje detyrim ligjore? Pse ky terr informativ, mbi veprimtarine financiare te kompanise?

A nuk eshte pergjegjese, kompania per koncesionet? Pse kriteret per koncesionet, jane hartuar te tilla, qe te kene sa me shume perfitime dhe te drejta kompanite koncesionare? Eshte e thjeshte, ata duan me shume koncesionet, qe kane dhene.vet Ku eshte ish Drejtori i Albpetrolit tani? Ku jane shume nga drejtuesat e rangut me te ulet, tani ? Kush mendoni se i ka koncesionet? Çfarë presim qe ata, te mendojne per qytetaret? Jo ata mendojne se si te pasurohen, per vete dhe ne asnje momente nuk mendojne per ju. Zgjidhje eshte vetem nje: Largimi i kesaj qeverrie te korruptuar deri ne palce, te pa pergjegjshme dhe hajdute. Kesaj qeverie dhe ketij Kryeministri, qe ne grahmat e fundit, ka dale me moton KÇK

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...