Pranohet kërkesa e PD, SPAK do të hetojë vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër

Tuesday, 28 Janar 2020 13:50

Dosja 184 e vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër i kalon SPAK-ut.

Lajmi bëhet i ditur nga organi i prokurorisë pasi Partia Demokratike kërkoi informacion se në çfarë faze ishte hetimi për këtë dosje.

Çështja ishte nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por, nën ndikimin e Donika Prelës dhe Arta Markut, kjo prokurori shpalli moskompetencën në korrik dhe, pak kohë para ngritjes së SPAK-ut, ia çoi dosjen prokurorisë së Dibrës.

Në 15 janar Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi kërkoi zyrtarisht të njihej me gjetjet e dosjes dhe kërkoi që dosja t’i dërgohej Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Burime zyrtare pranë prokurorisë pohojnë se kjo kërkesë është pranuar dhe Prokuroria e Dibrës ka vendosur shpalljen e moskompetencës, duke ia kaluar çështjen për hetim Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Kjo do të thotë se dosja 184, ku dalin në përgjime Edi Rama, Damian Gkjiknuri, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu dhe zyrtarë të tjerë të lartë socialistë, tani do të hetohet nga SPAK, duke e bërë atë edhe dosjen më të rëndësishme të Prokurorisë së Posaccme Antikorrupsion.

Modifikuar më Tuesday, 28 Janar 2020 14:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...