Presidenti i Malit të Zi tregon planin ekspansionist të Serbisë dhe ku `hyn` Shqipëria

Tuesday, 28 Janar 2020 16:57

Presidenti i Mali të Zi, Milo Gjukanoviç, gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste Demokratike në qytetin e Tivarit ka lëshuar deklarata të forta për qasjen nacionaliste të Serbisë në rajon.

Duke folur për politikën aktuale serbe, presidenti malazez ka veçuar ëndrrat ekspansioniste në kurriz të fqinjëve në të kaluarën dhe në vazhdim. Por ai ka paralajmëruar se ky plan që vazhdon që nga vitet 90-të, nuk mund të bëjë as një Serbi të madhe e as një Shqipëri të madhe, por veç një tragjedi të madhe, referohet media serbe B92.

“Ky është një plan që ka qenë përherë në sirtar që në vitet ’90 dhe ka kushtuar kaq shumë jetë për rajonin tonë. Prandaj nuk mund të ketë as Serbi të Madhe, as Shqipëri të Madhe, por vetëm një Tragjedi të Madhe. Në vend se të mësonin këto mësime të ’90-ës...siç shohim 30 vjet më pas, idetë e vjetra po rikthehen në tavolinë dhe pjesë integrale e këtyre ideve është nacionalizmi pas idesë së Serbisë së Madhe që duke përdorur Kishën Orthodhokse përpiqet të përfaqësojë Malin e Zi, të ndikojë jetën në Malin e Zi...Është diçka me të cilën ne nuk biem dakord dhe ndaj së cilës po tregojmë rezistencë të vendosur dhe që ne nuk do të lejojmë të ndodhë ndonjëherë në Mal të Zi”, deklaroi Gjukanoviç.

 
 

Image

 

Duhet theksuar se në periudhën që po intesifikohej plani për ndarjen e Kosovës dhe pritej hapja e negociatave me BE-në, në prill të vitit 2917, kryeministri Edi Rama edhe pse nuk e artikulonte fjalën “Shqipëri e Madhe” kërcënonte me një bashkim të dy shteteve shqiptare.

“Askush nuk do të shohë drejt unioneve më të vogla. Të gjithë duan që të bashkohen në Unionin e madh. Por nëse nuk ka shpresë, nuk ka perspektivë dhe nuk ka hapësirë, atëherë bashkimet e vogla mund të ndodhin”, deklaronte në atë kohë Rama për median europiane “Politico”. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...