"Turp të kesh ti që e ke kthyer vendin tënd në kazan droge që na tregojnë të gjithë me gisht”.
Me këto fjalë I drejtohet nënkryetari I PD Edmond Spahos kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit e quajti një turp gazetaresk reportazhin e televizionit publik Italian RAI 3 mbi 12-fishimin e sasisë së kanabisit në vendin tonë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spaho, ndër të tjera, shprehet:
“E "pastroi" Shqipërinë nga droga por RAI3 thotë që e ka 12 fishuar sipërfaqen e mbjellë. Zhvillon zgjedhje "shembullore" por Bild i thotë je hajdut zgjedhjesh. E shpenzon buxhetin në koncensione për "të mirën" e vendit por FMN i thotë po rrënon ekonominë".
Reagimi i plotë i Edmond Spahos:
Po qe per Guardia di Finanza i pame edhe ne vitin 2016 kur deklaronin qe 99.95% e droges se mbjelle u asgjesua. Ne te vertete droga u mboll, u rrit, u korr, u vol, u paketua dhe nepermjet ujit, ajrit, tokes udhetoi dhe u shit ne Europe.
Turp te kesh ti qe e ke kthyer vendin tend ne kazan droge qe na tregojne te gjithe me gisht.
Vetem Rames i ndodh qe i ben "te mira" Shqiperise dhe prape e kritikojne.
E "pastroi" Shqiperine nga droga por RAI3 thote qe e ka 12 fishuar siperfaqen e mbjelle.
Zhvillon zgjedhje "shembullore" por Bild i thote je hajdut zgjedhjesh.
E shpenzon buxhetin ne koncensione per "te miren" e vendit por FMN i thote po rrenon ekonomine.
Inicion minishengenin qe shqiptaret te levizin "te lire" neper Jugosllavi por ata ne kembim i thone tradhetar.
Ai i ka "hapur" negociatat me BE nja tre kater here kurse Bundestagu kerkon qiqra ne hell dhe vendos 9 kushte.
Ai vendos deputete dhe kryebashkiake deli burra, opozita i thote i ke kriminele dhe zuzare.
Ai ben ligje per "lirine" e fjales por 12 organizata nderkombetare te medias i thone diktator dhe vrases i fjales se lire.
Cudi, askush nuk e kupton kete fare burri dhe te gjithe duan qe te ike nje ore e me pare!!!