×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Video/ ‘Rrofsh për pemët, kulla t’u bëfshin’/ Ndërgjegjsohen të rinjtë e Arkitekturës, i ‘çjerrin’ maskën Veliajt...

E mërkurë, 18 Prill 2018 12:48

U mbeti vetëm ta pështynin, pasi të gjitha të tjerat ja thanë... Ishte një rast tepër i veçantë sot kur një grup të rinjsh nga fakulteti i Arkitekturës në Universitetin Politeknik të Tiranës, e pritën kryetarin e bashkisë, Erion Veliajn, me një pankartë ku shkruhej: ''Rrofsh për pemët, kulla tu bëfshin''.

 

Protesta spontane e studentëve të Arkitekturës u realizua gjatë një vizite që kryebashkiaku Veliaj kreu në këtë fakultet, por reagimi i studentëve e gjeti të papërgatitur Lali Erin.

 

Ndryshe nga sa është mësuar gjatë gjithë kohës, që parapërgatit me kujdes çdo aktivitet, Lali këtë herë është kapur në befasi nga studentët me ide origjinale, që zgjodhën ta diskreditojnë në këtë mënyrë njeriun që dita-ditës po kontribuon për ta bërë Tiranën qytetin më të pajetueshëm të Shqipërisë.

 

“Rrofsh për pemët, kulla tu bëfshin!”,- shkruhej me germa të bardha në një copë beze të zezë, të cilën e mbanin dy studentë në duar, në një kohë që disa të tjerë e kanë vërshëllyer dhe tallur Lali Erin që gjithë qejf doli nga një takim i parapërgatitur.

 

Askush më mirë se sa studentët e Arkitekturës nuk e kupton masakrën urbane dhe degradimin me beton që Erion Veliaj po i bën kryeqytetit.

 

Por ndërkohë që Veliaj punët e tij i shet për suksese, ka mjaftë njerëz të zgjuar që nuk e durojnë më marrëzinë e shkaktuar prej tij, ndërkohë që jashtëzakonisht të shumtë janë qytetarët e pakënaqur me taksat alla-skuth që kryebashkiaku ‘rilindës’ ngarkon kryeqytetasit./55News.al/

Modifikuar më E mërkurë, 18 Prill 2018 16:36

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...