Opozita, në takim me Mogherinin: Mbështesim negociatat, Rama të lirojë kuksianët

E mërkurë, 18 Prill 2018 13:28

Ka përfunduar takimi i liderëve të opozitës shqiptare me Federica Mogherinin në selinë e Misionit të BE në Tiranë. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, bëri të ditur para medias se i kanë kërkuar zonjës Mogherini të ndërhyjë pranë kryeministrit Edi Rama të lirojë qytetarët shqiptarë të arrestuar që protestuan në Rrugën e Kombit. Kryemadhi e vlerësoi mjaft raportin pozitiv të KE-së për hapjen e negociatave dhe deklaroi se opozita do ta lexojë me shumë vëmendje, raportin prej 37 faqesh. "Raporti që na dorëzohet sot është për gjithë klasën politike, - tha Kryemadhi, - aty theksohet rëndësia e luftës kundër drogës, korrupsionit, vazhdimi i reformës në drejtësi që shqiptarët Ne i kërkuam zonjës Mogherini që të ndërhyjë pranë z. Rama për lirimin e qytetarëve shqiptarë që mbahen në mënyrë të padrejtë kur dhe z Rama kërkoi falje vetë; është e rëndësishme sot që shqiptarët ta kenë BE-në më afër. Zonja Mogherini e ka parë opozitën si bashkëvepruese në këtë proces e madje edhe më shumë se mazhorancën, sepse opozita ka sakrifikuar më shumë nga vetja e saj për t’u dhënë mundësi shqiptarëve. Është një rrugë e vështirë deri në qershor sidomos për situatën që e bën BE-në vetë më skeptike ndaj ne do ta lexojmë me shumë vëmendje raportin. E falënderoj zonjën Mogherini për mbështetjen personale dhe hapjen e negociatave për Shqipërinë”, tha Kryemadhi.

Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka folur pas takimit me Mogherinin. Ai deklaroi se: “Uruam gjithashtu që deri në Qershor kur do të merret vendimi qëndrimi i disa vendeve që janë skeptike i disa vendeve të ndryshojë. Për ne është prioritet për shqiptarët pasi realizon një dëshirë të shqiptarëve por edhe si një mënyrë që BE të rrisë monitorimin e tij ndaj politikës shqiptare e cila është sot simbol i lidhjes së krimit me politiken. Në deklaruam se Komisioni Evropian në të ardhmen të jetë më vëzhguese dhe transparente. Ka raste si ai i Tahirit që është kaluar si çështje periferike, ne kërkuam që të këtë jo fshehje të problemeve por zgjidhje të problemeve e cila është ajo që i bën të mirën Shqipërisë. Uruam që në qershor negociatat të hapen sepse është në të mire të shqiptarëve Sot kemi në burg 11 qytetarë të pafajshëm. Hapi i parë i qeverisë është lirimi i tyre. Kjo ishte një nga kërkesat tona për Mogherinin”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...