Urdhri i ri nga ministria, mishi nga Brazili 'pa kontroll'

Saturday, 01 February 2020 12:26

Tre vite më parë ish-ministri i Bujqësisë nxori një urdhër për të kontrolluar çdo ngarkesë mishi që vinte nga Brazili, për shkak të prezencës së salmonelës. Por sot tre vite më pas ky urdhër është ndryshuar nga ministri Bledi Çuçi, pasi sipas tij importuesit nuk do të duhet të kontrollohen të gjithë, por vetëm në bazë risku. Ministria e Bujqësisë e argumenton këtë ndryshim, si një kërkesë të operatorëve për t’u trajtuar si çdo biznes i Bashkimit Europian.

"Kohët kanë ndryshuar. Situata po ashtu. Nuk ka arsye pse Bashkimi Europian i kontrollon bzineset e tij në bazë rrisku dhe ne të kontrollojmë çdo kënd për çdo ngarkesë. Ne po përafrojmë legjislacionin tonë me bashkimin europian, ndaj dhe bizensit do t’i trajtojmë si të tilla. Të kontrollosh me bazë rrisku nuk do të thotë se operatorët do të përjashtohen nga inspektimi. Por ata që kanë historik më të mirë në aktiviitetin e tyre do të kontrollohen më pak dhe e kundërta. Ata me historik më negatv do të kontrollohen më me imtësi",–thotë Arjan Jaupllari, drejtor në Ministrinë e Bujqësisë .

Por ky urdhër i ri ngre një pikëpyetje. Ai është ndryshuar në një kohë kur ngarkesat e importuara nga Brazili me salmonelë gjatë 2019 janë rritur ndjeshëm rreth 18 të tilla, nga 8 të evidentuara në 2018, të cilat përbëjnë qindra ton mish, që janë kthyer në vendin e origjinës.

"Në tre vite nga 800 ngarkesa të importuara nga ky shtet, vetëm 27 prej tyre kanë rezultuar me salmonelë, e cila nuk është në nivelet e rrezikut për konsumatorin"

Efekti që do të ketë ky urdhër është se numri i mostrave që do të merren për analizë  do të jetë shumë herë më i vogël në krahasim me ngarkesat që importohen.

"Ne jemi konsultuar edhe me ekepertët tanë të proejktit irlandez që po na këshillojnë për reformën në AKU ndaj mendojmë se nuk kemi shkelur asnjë rregull në këtë çështje".

Pak kohë më parë ish drejtori i AKU teksa i dërgonte një letër informuese kryeministrit nënvizonte se operatorët e papërgjegjshëm të biznesit ushqimor janë të organizuar dhe të strukturuar mjaft mirë.

Ata janë po ashtu të aftë ekonomikisht që të lobojnë në dobësimin e sistemit të sigurisë ushqimore, duke ndikuar në vazhdimin e anarkisë ku mashtrimi ushqimor sipas tij, konsiderohet modë dhe aftësi e subjekteve.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...