Paketa anti KÇK, Spahia: Kryeministri bën sikur vjen nga hëna

Diel, 02 February 2020 14:10

Ish deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar pas deklarimve të kreut të qeverisë për OFL.

“Ky do luftoka krimin tani? Ky që ka 6 të zgjedhur vendorë prej tij nën hetim, njëri në kerkim e nuk thotë asnjë fjalë”, shkruan Spahia në një shenim në facebook.

Ja postimi i plotë:

KRYEMINISTRI QE BEN SIKUR VJEN NGA HENA

 

Si zakonisht nuk i mungojnë fondet për shpenzime fasadë, sidomos kur duhet të luaje rolin e "shpëtimtarit" edhe pse asnjë pengesë nuk ka patur në 7 vjet. Pasi justifikoi gjithçka të shëmtuar, në emër të reformës në drejtësi, tani që u ngrit SPAK E BKH, thotë se ky do bëka të njëjtën punë që ligji ua ngarkon atyre.

Po pse nuk e ka bërë më parë? Pse nuk flet për kriminelët e rrezikshëm të kapur gjatë qeverisjes së PD, e që po lirohen njëri pas tjetrit, edhe me një kontratë punësimi nga njerëz të afërt të këtij Kryeministri në pushtetin vendor?

Ky do luftoka krimin tani? Ky që ka 6 të zgjedhur vendorë prej tij nën hetim, njëri në kerkim e nuk thotë asnjë fjalë?

Po ata kriminelët që i kanë dalë në përgjime për vjedhje votash?

Pse nuk ia "beson" të fortët strukturave të reja të reformës në drejtësi, por po kërkon te jetë "dorë e parë"? Asgjë e mire nuk vjen nga një njeri që kërkon të kontrollojë çdo pushtet! #Largimi i Ramës, mision kombëtar.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...