Konferenca e Ramës me kryeparlamentarin europian/ Nishani: Asnjë pyetje pse dërgoi në parlament të dënuar me krime

Hënë, 03 February 2020 16:27

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ndërsa komenton konferencën për shtyp të kryeministrit Edi Rama me Presidentin e Parlamentit Evropian, Sassoli, vë në dukje jo pa shqetësim se në këtë konferencë nuk pati asnjë pyetje nga media lidhur mbi partneritetin e krimit me kryeministrin Rama në pushtet.

‘Në konferencën për shtyp të Edi Ramës me Presidentin e Parlamentit Evropian z. Sassoli, asnjë pyetje prej medias ndaj kryeministrit;

* Përse dërgoi në Parlamentin Shqiptar me dhjetra të dënuar për trafik droge, vjedhje e përdhunime ? 

* Përse caktoi në krye të pushtetit lokal të dënuar për trafik droge, rrëmbime dhe mashtrime ?

* Përse angazhoi në fushatë elektorale anëtarë të krimit të organizuar të grabisnin votat e shqiptarëve ?

* Përse futi përsëri e përsëri në krye të bashkive të vendit të dënuar në shtetet e Bashkimit Evropian ?

* Përse e rriti me 1200% trafikun e drogës vetëm brenda një viti ?

* Përse prokuroria italiane e antimafias është alarmuar nga trafiku i kokainës prej krimit të organizuar në Shqipëri përsëri në këtë vit ?

* Përse Shqipëria është renditur ndër 3 vendet më të korruptuara në botë ?

* Përse Shqipëria është renditur më e fundit në të gjitha treguesit në rajonin e Ballkanit ?

* Përse shqiptarët ikin çdo ditë nga vendi i tyre në një emoragji emigracioni pandalim ?

Në fund një pyetje e munguar edhe për Presidentin Sassoli, nga media!

* A mendon se dëmtohet interesi i popullit në Shqipëri duke avokatuar një kryeministër që ka këto rekorde ?

Natyrisht që gazetarët e lirë dhe të vërtetë nuk ishin lejuar në atë konferencë për tu bërë këto pyetje !!!!’

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...